web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet nga astronomët “Monster Galaxy”, 12 miliardë vite dritë larg nesh!

10 Shtator 2018, 09:40, Kuriozitete CNA

Nje ekip astronomësh kanë arritur të kapin imazhe të jashtëzakonshme të një galaksie të largët duke na dhënë prova dhe një herë se sa të vegjël jemi në skemën e madhe të universit.

?Galaksia përbindësh? është rreth 12 miliardë vite dritë larg nga Toka dhe në të yjet lindin rreth 1000 herë më shpejt se në galaksinë tonë të ?Rrugës së Qumështit?. Emri i është vënë ?COSMOS-AzTEC-1? dhe shkencëtarët përdorën observatorin ?Alma? që ndodhet në Kili për të kapur pamjet që na serviren, me një rezolucion dhe saktësi 10 herë më të madhe se ajo që na kanë servirur pamjet e mëparshme. Besohet se ajo është formuar 1 bilion vjet pas ?Big Bang? që i dha jetë galaksisë sonë, pra është më e re në moshë se sistemi hapësinor ku ne bëjmë pjesë.

Ajo që ka habitur shkencëtarët e fushës është fakti se kjo galaksi ka tre ?kore? të trasha spirale, me pamjen e njejtë si një grumbullim resh, dy prej të cilave ndodhen në skajet e galaksisë, mijëra vite dritë larg nga korja e cila ndodhet në qendër të saj. E ndërkohë që ?Rruga e Qumështit? ka vetëm një të tillë, në qendër, e cila ndihmon të ruajë balancën e presioneve që vijnë nga jashtë, sistemi i ri i zbuluar duket se është shumë i paqëndrueshëm për shkak të koreve anësore të cilat forcat e jashtme i bën të jenë të papërballueshme. Kjo është arsyeja pse yjet formohen kaq shpejt në ?Monster Galaxy? por gjithashtu ky është shkaku që pritet ta shpërthejë atë brenda 100 milionë viteve. Madje astronomët akoma nuk e kuptojnë dot se si ka arritur të rezistojë kaq gjatë dhe të marrë përmasat që ka.





Lajmet e fundit nga