web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëmbyen vajzën 15 vjeçare/ Arrestohen 3 shtetas, në kërkim dy të tjerë

7 Shtator 2018, 09:02, Aktualitet CNA

Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga ranë shtetasit, Dorjan Totraku 29 vjeç banues në Bulqizë, Izmir Gjetani 24 vjeç banues në Bulqizë, dhe Idriz Gjetani 20 vjeç banues në Bulqizë.

Në kërkim është shpallur shtetasi  E.D 21 vjeç banues në Bulqizë dhe F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje?, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia  shtetasen H.K,  pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në  banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë,  dhe më pas  janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj),  dyshohet se vajza M.K,  ka patur lidhje me shtetasin F.T.

Policia po punon për gjetjen e vajzës , si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Dorjan Totraku, 29 vjeç
Izmir Gjetani, 24 vjeç
Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :
F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje?, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).
E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia  shtetasen H.K,  pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në  banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë,  dhe më pas  janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj),  dyshohet se vajza M.K,  ka patur lidhje me shtetasin F.T.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale  ?Heqje e paligjshme e lirisë?, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake?, ?Përndjekja?, “Kanosja”,  parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim./CNA.al





Lajmet e fundit nga