web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja shtatzënë humb jetën bashkë me fëmijën/ Ndiqen penalisht mjeku dhe dy infermjerët

7 Shtator 2018, 09:17, Aktualitet CNA

Prokuroria e Tiranës çoi në gjykim ditën e sotme një mjek dhe dy infermiere. Kjo vjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm të bërë nga ana e mjekëve dhe stafit që kishin si çështje lindjen e një foshnje, ngjarje kjo e ndodhur me 16 shtator 2017 në maternitetin ?Koço Glozheni? në kryeqytet.

Nga mjekimi i pakujdesshëm i tyre humbi jetën nëna me fëmijën.

Sipas prokurorisë Aida Koçit nuk iu është dhënë ndihma e duhur.

Nëna e dy fëmijëve, në pritje të një vajze, pas analizave të kryera rezultoi se nuk kishte probleme kardiake. Mjekët e QUT-se dyshuan për probleme në mushkëri, ndaj e nisën sërish me ambulancë, kësaj here drejt Sanatoriumit. Gruaja shtatzëne mbërriti me hemorragji në spitalin e sëmundjeve te mushkërive, ndaj mjekët e rikthyen me urgjence dhe në gjendje të rënde ne maternitet. Pas sorollatjeve nga njëri spital tek tjetri, mjekët e spitalit ?Koço Gliozhenit? konstatuan se foshnja tashme ishte i pajete./CNA.al





Lajmet e fundit nga