web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari jep alarmin/ Sezoni kriminalistik sapo ka nisur...

6 Shtator 2018, 10:59, Aktualitet CNA

Në lidhje me situatën e rëndë të kriminalitetit në vend ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Dylgjeri paralajmëron se sezoni kriminalistik sapo ka nisur.

?Nga kronikat plot diell me Ministrin Blendi Klosi, kaluam në kronikat e zeza me Ministrin Fatmir Xhafa.?-shkruan më tej Dylgjeri në postimin e tij.

Dylgjeri, po ashtu shkruan se ?Nuk sheh më as çifte duarlidhur plazheve të jugut, por kriminelë me duar të lidhur pas shpine në qytetet e veriut. Në kronikat e TV-ve s’ka më shkumaparty por partitë të shkumëzuara që i hakërehen njëra tjetrës. Një sezon i ri ka filluar.?.

Postimi i plotë:

Sezoni kriminalistik sapo ka nisur… Pa u mbyllur ende Sezoni Turistik, Shqipëria hyri në Sezonin Kriminalistik. Nga kostumet banjës dhe kapelet e plazhit, policia e shtetit veshi kostumet e antiplumbin, skafandren dhe automatikët. Nga kronikat plot diell me Ministrin Blendi Klosi, kaluam në kronikat e zeza me Ministrin Fatmir Xhafa. Aksioni rifilloi. Nuk i sheh më vëzhgues vrojtimi në kullat e bregdetit, ato u zëvendësuan me snajperë në majë të taracave. Nuk sheh më as çifte duarlidhur plazheve të jugut, por kriminelë me duar të lidhur pas shpine në qytetet e veriut. Në kronikat e TV-ve s’ka më shkumaparty por partitë të shkumëzuara që i hakërehen njëra tjetrës. Një sezon i ri ka filluar. Sezoni i politikës dhe i polemikës pa fund. Sezoni Turistik përfundoi. Sezoni kriminalistik sapo ka nisur.





Lajmet e fundit nga