Tronditet Mamurrasi/ Ekzekutohet me armë zjarri 27-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Shtyrjet e fluturimeve, apo dhe më keq anullimet kanë qenë të zakonshme në 2018-n në Aeroportin e Rinasit, sidomos në operatorët low cost drejt Italisë. Kjo, ndonëse biletat këtë vit arritën në nivel rekord deri në 300 euro për një drejtim, në gjysmën e dytë të gushtit për fluturimet nga Rinasi drejt Italisë dhe deri në 700 euro drejt Gjermanisë e Francës.
Sipas tabelave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për periudhën janar-gusht 2018 janë rreth 124 fluturime në total, që janë nisur të paktën me dy orë vonesë, ndërsa janë anuluar gjithsej 37 fluturime. Rekordin për vonesa dhe fluturime e mbajnë operatorët low cost drejt Italisë, Blue Panorama, Fly Ernest dhe Alba Wings. Më të larta ato ishin në muajt korrik dhe gusht, kur ka dhe një fluks të lartë pasagjerësh që udhëtojnë nga dhe drejt Italisë, ku jetojnë e punojnë shumë emigrantë që kthehen në shtëpi për pushimet e verës. Edhe në ditët e para të shtatorit nuk kanë munguar shtyrjet e avionëve me orë të tëra, edhe mbi 12 orë, duke krijuar radhë të gjata dhe tension në sallat e pritjes së aeroporteve.
Por, pse operatorët vonojnë nisjen? Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), në raportin e muajit gusht thotë se sipas shpjegimeve të operatorëve, arsyeja kryesore lidhet me të ashtuquajturën AIRCRAFT ON GROUND (AOG). ?Vonesat apo anullimet e fluturimeve janë një fenomen që kanë shënuar një rritje të konsiderueshme këtë vit. Arsyet e vonesave në fluturim apo anullimeve janë nga më të ndryshmet, të cilat kanë lidhje me aspekte që lidhen me kapacitetet e kompanive dhe aeroporteve, operacionale dhe teknike. Sipas rregullave ndërkombëtare përveç anullimeve, vonesat të cilat konsiderohen problematike për pasagjerët janë ato që zgjasin më shumë se 3 orë nga orari i planifikuar i nisjes së avionit. Ndonëse siç thamë dhe më sipër, arsyet mund të jenë të ndryshme për vonesa të gjata dhe për anullimet e fluturimeve, në disa raste ato kanë të bëjnë me aspektet teknike. Një aspekt teknik i cili është dhe shkak i vonesave të zgjatura ose anullimeve është ai që në aviacion quhet AOG (Aircraft On Ground) avion në tokë?, thotë raporti I AAC.
E thënë thjesht një avion konsiderohet AOG atëhere kur ka probleme teknike të rëndësishme apo dëmtime fizike të avionit të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e fluturimit. Në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit kohët e fundit janë vënë re vonesa në fluturime që sipas kompanive ajrore që kanë edhe avionët në përdorim ose në pronësi vijnë pikërisht për shkak të AOG. Më së shumti vonesat kanë qenë si rrjedhojë e fluksit të lartë të fluturimeve përgjatë sezonit veror aty ku dhe skeduli i fluturimeve është dhe më i ngjeshur dhe si rrjedhojë dhe trafiku ajror është më i ngarkuar. Kjo lidhet edhe me mungesën e kapaciteve nga kompanitë ajrore. Gjithashtu përgjatë sezonit veror ka patur dhe vonesa me orare të gjata dhe anullime. Këto kanë qenë pjesërisht si pasojë e AOG-ve të avionëve të kompanive të ndryshme. Një rast konkret për ta bërë edhe më të kuptueshme për publikun e gjerë, ishte ai i një avioni që u klasifikua ?AOG? për arsye të futjes së zogjve në motor gjatë fazave të fluturimit, një problem që ndodh shpesh me avionët e linjave të ndryshme ajrore. Ngjarje e cila solli problematika në fluturimet e kësaj kompanie ajrore pasi për riparimin dhe ndërrimin e pjesëve të dëmtuara u deshën 3 ditë. Një avion tjetër u klasifikua AOG pasi u evidentua një problem me gomat e avionit. Pra arsyet janë të ndryshme dhe lidhen kryesisht, me pjesët teknike të një avioni, që fillojnë që nga gomat, dhe elemente të tjerë që lidhen me sigurinë në aviacion.
Pse duhet një kohë disa ditore (si në rastet e lartpërmendura) për ta vënë avionin në efiçencë për fluturim? Në raste të tilla AOG-je duhet të kemi në vëmëndje procedurat që ndiqen për riparimet në avion si dhe largësinë nga vendi ku është klasifikuar AOG me bazën e mirëmbajtjes. Ka defekte të cilat mund të riparohen në vend dhe të cilat nuk marrin shumë kohë për ta patur avionin sërisht në gjëndje për të fluturuar në mënyrë të sigurtë. Në rastet e lartëpërmëndura kemi patur ndërrim dhe riparim pjesësh të rëndësishme të avionit të cilat, mbasi kryhen nga inxhinierët e kualifikuar duhet të marrin miratimin dhe nga Organizatat kompetente të mirëmbajtjes për atë tip avioni, në mënyrë që të bëhet i vlefshëm për një fluturim të sigurtë. Gjithashtu në rastet kur ka patur dëmtime të strukturës së avionit, pasi janë ndjekur hapat e mësipërm duhet dhe një kontroll dhe miratim për riparimet e kryera në avion nga vetë prodhuesi, i cili duhet të japë garancinë që ndërhyrjet dhe riparimet e bëra në avion nuk ndikojnë për probleme gjatë fluturimeve. Pra janë një numër i konsiderueshëm hapash që ndërmerren për të patur avionë të sigurtë në fluturim. Na duhet të theksojmë se të gjitha këto masa merren në mënyrë që çdo fluturim dhe çdo pasagjer apo ekuipazh fluturimi të jenë të sigurtë. Janë këto masa të cilat e kanë bërë transportin ajror shumë kompleks por e kanë kthyer në lider në rangun global si transporti më i sigurtë me të cilin udhëtohet./ Monitor
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës së sotme në kus...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni që të mos përfshiheni ...
Pas ngjarjeve të ndodhura në Shkodër së fundmi, policia ka v...
Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, masht...
Fabrika e asfaltit në Allias ishte kthyer në një kërcënim pë...
Kush ha ushqim nëpër rrugët e Firences mund të gjobitet me 5...
Një grua shqiptare dhe djali i saj janë dënuar nga gjykata n...
Policia gjatë një kontrolli në zonat malore të Tepelenës, ka...
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës së tij në Sy...
Një 14 vjeçar me iniciale A.S, ka ndërruar jetë pasi u godit...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Mamurras pasi...
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Repolitix”...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas shtyrjes së ta...
Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në “Report Tv” ka tre...
Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në “Report Tv” ka fol...
Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në “Report Tv” ka ...
Gazetarja Socila Meço është shprehur se ajo nuk habitet nga ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar mangësitë e pol...
I ftuar në emisionin “Fakt” në Syri.net të Çim Pekës, kryeta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...