web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Kushtetuese, peng i përplasjes Meta-Ruçi

5 Shtator 2018, 17:29, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka të njëjtin mendim me kreun e Kuvendit në lidhje me gjendjen aktuale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga i cili varet edhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e djeshme kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se KED tashmë nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për t?u mbledhur e për të funksionuar, arsye për të cilën theksoi se pret nga presidenti Meta nëse do ta hedhë shortin apo jo shortin për të plotësuar vakancat.

?Presidenti ka detyrimin Kushtetues dhe ligjor për hedhjen e shortit. Por nëse ai nuk e ushtron këtë detyrë, do e ushtroj menjëherë unë si kryetar i Kuvendit?, tha Ruçi.

Por burime pranë presidentit Meta kanë thënë për Top Channel se kreu i shtetit vijon të mendojë se KED ka kuorum dhe të gjitha mundësitë që të funksionojë.

Po sipas të njëjtave burime, në kushtet kur kryetari i KED ra për shkak të Vettingut, në gjykimin e presidentit Meta, mbledhja e KED mund të drejtohet nga zv/kryetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga