web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tekstet shkollore skandaloze”/ Kujt i hakërrehet Rama?

4 Shtator 2018, 10:35, Aktualitet CNA

Artur Zheji në një opinion të botuar në ?360gradë.al?, ndër të tjera reagon edhe në lidhje me një vendim të qeverisë për të shpërndarë tekstet shkollore falas.

?Në kapsllëk të rezultateve, e mbllaçiti edhe Taulanti këtë të librave shkollorë, ndërsa KM-ja, e bëri dy herë të njëjtën mbllaçitje, ndërkohë që njerëzit po vriten si mizat me plumb të nxehtë, pa folur për aksidentet, pa folur për rrugët e munguara, pa folur që nuk ka një nënkalim në hyrje të Tiranës, apo asnjë kilometër hekurudhë dhe asnjë investim për të qenë.?-shkruan Zheji ndër të tjera Zheji.

Por nga ana tjetër, Zheji thumbon Ramën, në lidhje me deklaratat se tekstet shkollore më parë paskan qënë skandalozë, ndëkohë që ky i fundit ka pesë vite në pushtet.

Zheji shkruan se ?Km-ja, mbllaçiti ca fjalë të rrëmujshme që tekstet e librave shkollorë, janë këtë viti më të mirë dhe më të saktë se kishin qenë më parë skandalozë?
Ka 5 vjet KM-ja që mbarështron Ministrinë e Arësimit, kujt i hakërrehet që nuk e bëri vetë më parë??.

Sipas Zhejit, ?KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë??





Lajmet e fundit nga