web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qytetarë refuzojeni”/ LSI bën thirrje për mosbindje civile

4 Shtator 2018, 08:02, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e Rrugës së Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka shkruar se kuksianët duhet të paguajnë taksë për të shkuar në shtëpi, ndërsa kryeministri Edi Rama shkon në Surrel pa paguar asnjë lek.

Ndër të tjera, deputeti i LSI, shkruan se Rama pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për zyra e vetura luksoze, kërkon tu rrjepë lekët qytetarëve të varfër.

Ndër të tjera Vasili ka shtuar se shqiptarët paguajnë qindra miliona euro për rrugët, pasi karburantin e kanë shqepur me taksa.

Postimi i plotë

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.
Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.
Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,wc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer.
Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME. /CNA.al





Lajmet e fundit nga