Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më 30 Qershor të këtij viti një aksident tragjik i mori jetën vajzës 5-vjeçare të familjes Metohu, në fshatin Kurjan të Fierit. Një makinë ?Ford Fokus? e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë.
Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu nuk gjen paqe për humbjen e mbesës dhe tregon se raporti i aksidentit është manipuluar dhe autori i tragjedisë është i lirë.
Ajo rrëfeu: ?Unë isha te shkallët e shtëpisë, pashë një makinë ngjyrë të bardhë, që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Në këtë kohë bërtas fort, pyes ku janë fëmijët. Pa mbaruar fjalën, dëgjova një përplasje të madhe, sikur u përplas me hekur, llamarinë ose dërrasë. Vij menjëherë, shikoj nusen e djalit tim, që kishte fëmijën e tij në krahë të gjakosur. Makinë nuk pashë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas pashë një makinë që vinte indietro drejt nesh, me të cilën e çuam në spital?.
Pas hetimit nga Policia e Fierit, çështja u çua në prokurori, ku iu caktua prokurorit Hysen Ajasllari. Ai urdhëroi bërjen e menjëhershme të aktit të ekspertizës, çka sipas gazetarit të emisionit ?Stop?, është e çuditshme.
Lumturia e shqetësuar u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga shteti, duke thënë: ?Ma ka vrarë vajzën për herë të dytë. Shoferi ka qenë gjasme me 15-20 (km në orë). Gjakun e saj nuk ia fal askujt!?.
Ajo shtoi se drejtuesi i automjetit ka qëndruar për rreth 90 orë në burg, ndërkohë që ata nuk kishin asnjë informacion.
Prokurori Ajasllari e referoi arrestimin e drejtuesit të automjetit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit për një masë më lehtësuese. Gjyqtarja Ejona Lazellari vendosi ?lirim të menjëhershëm? dhe ?detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore? për drejtuesin e automjetit që i mori jetën 5-vjeçares.
Gjyshja e saj tha: ?Ka manipuluar shumë gjëra, si shpejtësinë e makinës, që e kam parë me sytë e mi dhe nuk mund të më çojë dot syze miopi ekspertiza mua. E pa dhe nusja, e ëma e fëmijës, që e mori të gjakosur. Unë nuk e lej dot gjakun e saj në trotuar, ku u vra. Nuk e lej ta marrin nëpër këmbë, të shitet e të blihet me lekë nga prokurorë, ekspertë e kushdo tjetër. Nuk ia fal askujt se për mua kjo ka korrupsion, ka vjedhje, ka rryshfete!?.
Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? shfaqi bisedën e të afërmve të viktimës me prokurorin e çështjes, i cili iu tha se dhimbja ka kaluar dhe tanimë duhet të ruajnë qetësinë.
Gjyshi ? Jemi të shtirur nga organet kompetente.
Prokurori ? Në rregull pra, këtë të shpjegova deri tani, organet kompetente. Çfarë ka bërë policia, çfarë ka bërë prokuroria, çfarë ka bërë gjykata.
Gjyshi ? Në rregull, në rregull. Kam ardhur këtu, të kam kërkuar 3 herë. Ajo zonja aty poshtë thotë jo është këtu, është me pushime, është këtu, është andej. Ne kërkojmë vetëm drejtësi?
Prokurori ? Në rregull!
Gjyshi ? Me ç?po shoh unë, me këto letra që kam unë? se edhe unë kam letra, edhe atë akt-inspektimin, akt-ekspertizën.
Gjyshja ? Eh? Zot i madh!
Prokurori ? Nuk është nevoja!
Gjyshi ? Po!
Prokurori ? E kam unë këtu.
Gjyshi ? Dhe këtu?
Gjyshja- Vritet djali për 20 km në orë? Vritet?
Gjyshi ? Ja të mbaroj unë!
Gjyshja ? Ja, je shofer vetë.
Prokurori ? Atë e di eksperti, s?e di unë.
Gjyshja ? Jo, eksperti do përgjigjet, kudo të jetë.
Prokurori? Nuk ka pas shkelje drejtuesi i mjetit? Jepi shpjegime tani këtij!
Gjyshja ? Unë e kam parë për herë të parë, unë isha te shkallët e shtëpisë time.
Prokurori ? Prit një minutë! Ku e ke kartën e indentitetit? Ma jep mua!
Gjyshja- Nuk kam, nuk e mora.
Gjyshi ? Çfarë?
Prokurori ? Po ti kartën e ke?
Gjyshi ? Ore, unë kam?
Gjyshja ? Nuk ka, nuk e ka?
Prokurori ? Atëherë, mos fol!
Gjyshi- Më duket se kam një fotokopje? s?e kam, iki e marr te makina.
Prokurori? Ok, ik merre kartën dhe hajde të pyes unë! Po deshe pastaj të japësh shpjegime ti.
Gjyshja ? Nuk di gjë, unë e kam parë.
Prokurori ? Mos fol më shumë sesa duhet! Nuk tregoni vlera kështu.
Gjyshja- Jo, jo më fal!
Prokurori ? Tani ka kaluar dhimbja? me qetësi!
Gjyshja ? Jo, jo nuk ka kaluar dhimbja kurrë, derisa t?i vete drejtësia, sa t?i gjendet drejtësia asaj.
Prokurori ? Një sekondë!
Gjyshja ? Dhimbja s?kalon, sa t?i gjendet drejtësia asaj?, prehem unë në paqe.
Prokurori ? Një sekondë!
Gjyshi ? Dëgjoje prokurorin, dëgjoje! Ne na fal se po flasim shumë!
Prokurori ? Po flet shumë, or burrë!
Gjyshi ? Po, neve nuk do ta lëmë me kaq, zoti prokuror!
Prokurori ? Ore, mos më bëj presion!
Gjyshja ? Lëri, jo jo, ti flet ligjet e tua, flet ligjin.
Gazetari i emisionit ?Stop? u shpreh se ky hetim është tepër i vakët dhe jo profesional, pasi prokurori nuk ka marrë GPS-n makinës tip ?Ford Fokus?, e cila ishte marrë me qira nga drejtuesi. Prokurori duhej të kishte zbardhur dinamikën dhe itinerarin e kësaj makine dhe se me çfarë shpejtësie ka qenë. Por kjo provë kaq e rëndësishme mungon?
Prokurori ? Gjërat e mia janë të shkruara këtu, çdokush të vijë ta kontrollojë. Nëqoftëse unë bëj gabim të më çojnë mua në burg. Dakord?
Emisioni ?Stop? rikrijoi ngjarjen e aksidentit tragjik, duke respektuar çdo të dhënë zyrtare të marrë nga prokuroria, e çila i është referuar akteve të ekspertit autoteknik.
Sipas kësaj ekspertize, automjeti qarkullonte me 15-20 km në orë. Por nga eksperimenti i emisionit ?Stop? manekini, që është më i lehtë se trupi i një 5-vjeçareje, nuk lëvizi fare nga vendi. Ndërkohë që trupi i vajzës së vogël u spostua rreth 5 metra, duke i marrë jetën. Më pas eksperimentoi me shpejtësinë 70 km në orë, çka e spostoi manekinin dissa metra më larg nga ku shkoi trupi i 5-vjeçares.
Sipas gazetarit të emisionit ?Stop? prokurori manipuloi shpejtësinë e automjetit, i cili mund të ketë qenë 60-70 km në orë.
Moderatorët e emisionit ?Stop? , Saimir Kodra dhe Gentian Zeneli u shprehën se familjarët e 5-vjeçares duan drejtësi, pasi nuk duan që vajza e vogël t?ju vdesë për herë të dytë. Ata gjithashtu bënë apel që të tregohet kujdes nga institucione për këto aksidente tragjike.
Në qarkun e Fierit do të mbyllen 16 shkolla, 9-vjeçare si pa...
Policia maqedonase ka zbardhur shkaqet që e çuan vajzën 28-v...
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur dot të votojë ekipin negoci...
Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si pus...
Ditën e sotme është zbardhur vendimi nga Komisioni i Pavarur...
“Prisni që ish-presidenti Clinton t’ju kërkoj falje”? Kjo ka...
Aeroplanët rusë dhe sirianë kanë nisur ofensivën në provincë...
Dy vajza adoleshente janë zhdukur në Dibër.Sipas informacion...
Mediat amerikane kanë publikuar emrin e njeriut që do të emë...
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri sot të ditur se mbi 4...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar pas mble...
Një delfin i ngordhur është gjetur në brigjet e Sarandës, pa...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili gjatë një...
Njëshi para një viti, shefi i Qeverisë emëroi në postin e pu...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1/3 e vdekjev...
Dasma e Chiara Ferragni- t dhe Fedez- it është edhe tani që ...
Policia e Shkodrës është ende duke marrë në pyetje persona, ...
“Jam këtu që më 31 korrik, dhe asnjeri s’ka ardhur një herë ...
Analisti Fatos Lubonja është ftuar pasditen e sotme në rubri...
Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasli është ftu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...