LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i mega-skandaleve/ Artan Lulaj i inkriminuar?

31 Gusht 2018, 11:12, Aktualitet CNA

Procesi i Vettingut pritet të pastrojë sistemin e drejtësisë. Të paktën kështu pretendohet, ndaj sytë e opinionit publik janë drejtuar nga ecuria e këtij procesit.

Në prag të ristartimit të këtij procesi aq shumë të përfolur, CNA.al do të vijojë me publikimin e pasurisë, por edhe me gjetjen në anën profesionale dhe pastërtinë e figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deri më tani janë publikuar fakte për gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në Vetting, por edhe për emrat më të përfolur të drejtësisë përfshirë këtu dhe emrat që denoncohen pranë redaksisë së CNA.al.

Objektiv i transparencës së CNA.al, do të jetë prokurori i Tiranës, Artan Lulaj.

Sa i përket anës profesionale, mbi prokurorin Lulaj rëndojnë një sërë akuzash për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

Me zë dhe më figurë prokurori Lulaj është akuzuar rëndë për disa nga çështjet që ka pasur në duar.

Familjarët e një të arrestuari e kanë akuzuar Prokurorin Artan Lulaj se ju ka çuar sekserë për të liruar të ndaluarin.

Paditësi, Arian Çavo ka treguar një një intervistë për Top Channel,  se Mario Meshini u mbajt në burg nga prokurori në fjalë, ndërsa mes provave që tani janë në prokurorinë e Krimeve të Rënda ekziston një video që e shfajëson atë nga vrasja e Devi Kasmit.

?Në zyrat e shtetit funksionojnë tentakula ose njerëz që në momente të caktuara të afrohen, të japin oferta. Besoj se zgjidhja gjendet më shpejt me anë të ofertës se sa me anë të punës zyrtare që duhet të bëjë një prokuror apo një nëpunës i kujdo zyre të këtij shteti. Edhe ne kemi pasur oferta të ndryshme, por duke ditur pafajësinë e djalit, nuk kam pse t?i ofroj askujt asgjë. Oferta ekonomike për lirimin e djalit?, ka thënë Arian Çavo.

I pyetur se më emër të kujt bëheshin këto oferta, Çavo ka thënë, – ?Një njeri e liron djalin, një njeri e arreston djalin. Prokurori është ai që e arreston, prokurori është ai që e liron?.

?Në këtë rast flasim për zotin Lulaj?, ka thënë më tej paditësi, Arian Çavo.

Më herët në muajin Maj 2018, ka dalë në dritë informacioni se  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal në ngarkim të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj si  dhe për dy gjyqtarë të Tiranës.

Procedimi thuhet se është regjistruar, pasi babai i Marvi Mihalit, të riut që u vra me thikë një vit më parë pas një sherri për një karikues, ka bërë kallëzim për korrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Shkak për kallëzimin u bë lirimi i tre prej katër të arrestuarve për vrasjen e Marvi Mihalit, ku sipas babait të viktimës, prokurori Artan Lulaj i ndryshoi akuzat, nga vrasje në bashkëpunim, në moskallëzim krimi.

Pas ankesave të tij publike, Prokuroria e Tiranës mori masa të menjëhershme, duke zëvendësuar prokurorin e çështjes Artan Lulaj me prokurorin Gjergj Tako. Në kallëzimin e dorëzuar më 25 maj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, babai i viktimës, Pavllo Mihali, akuzonte prokurorin Artan Lulaj për korrupsion.

Ai, madje, ka rrëfyer në kallëzim edhe takimin me prokurorin Lulaj, i cili, sipas tij, i ka thënë se ?nuk pyet njeri? për punën e tij. Kallëzimi është dërguar edhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Kryeprokurores Arta Marku.

Ndërsa sa i përket aspektit pasuror rezulon se prokurori Lulaj  është i varfër dhe i mbytur në kredi.

Pasuria e deklaruar prej tij

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga puna qe kryem si prokuror në shumën 1.363 483 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblimet e bashkëshortes, si financiere në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në shumën 756.288 lekë.

Detyrim,  shlyerje kësti kredie, shlyer 2400 euro dhe pashlyer 10.000 euro.

Kredi  konsumatore në shumën 700 000 lekë,  me afat shlyerje për 5 vjet. Shuma e shlyer është  150.000 lekë, ndërsa pashlyer në vlerën 556 612 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga