web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fansja e pyet për mesazhin që japin skenat e nxehta të klipit, Enca e lë pa fjalë me përgjigjen e saj

28 Gusht 2018, 10:53, Lifestyle CNA

Enca Haxhia publikoi ditën e djeshme këngën e saj të re ?Rendez vous?, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar, por nuk ka kaluar pa u komentuar për skenat e nxehta që përmban.

Enca shfaqet në këtë klip tepër provokuese, teksa me këmbët e ngritura lart derdh qumësht mbi trupin e saj. Një veprim ky që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Madje në një prej video-ve të shkëputura nga klipi që Enca ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një ndjekëse e saj e pyet me ironi se cili është mesazhi vleror i kësaj kënge.

?Një pyetje shumë miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo që ta kuptoj.?, e pyet fansja.

 

Pas kësaj pyetje i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Encës, e cila e la fansen pa fjalë.

?Që t?a duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh ?happy? për 3 minuta? Apo s?bëhet? Shpresoj që të ndihmova.?, i përgjigjet Enca ndjekëses së saj.





Lajmet e fundit nga