Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratat për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ?Serbia është një shtet i sfilitur që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian dhe të garantojë mbijetesën e saj.
Më kë do të bëjë luftë ky Aleksandër Vuçiç: me Amerikën? Është i trembur prandaj bërtet. ?.
Gjithashtu Ngjela kujton bombardimet e NATO-s, ndërsa shkruan se ?Ende nuk e di ky derëzi që padroni i tij Milosheviç, në luftë kundër Amerikës, rezistoi vetëm 50 ditë??.
Ndër të tjera Ngjela thekson se Kosovën shqiptare në vitin 1913, Serbisë ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha europiane, kurse tani, po ato ia morën për të vendosur në vend padrejtësinë shekullore antishqiptare.
Avokati Ngjela gjithashtu ka hedhur akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Rama, për të cilin thotë se u urren shqiptarët dhe prandaj flet si Vuçiç.
?Po ku pyetet për kryeministrin shqiptar sot! Shqipëria sot drejtohet nga një kryeministër mendjeshkurtër që urren shqiptarët, dhe flet si hallemadhi Vuçiç.
Gjithsesi, e ka gjetur vendin ky palaço panairesh, do ta shihni.?-shkruan ndër të tjera Ngjela në postimin e tij.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Vuçiç në Francë deklaroi: ose Serbia merr territorin nga Kosova, ose luftë për të marrë Kosovën nën Serbinë.
Domethënë do të ripushtojë Kosovën si në vitin 1913. (!)
l. A thua që të ketë marrë ky një angazhim mbrojtës nga politika franceze dhe politika ruse, që në fakt janë Dy krijuesit historikë nga hiçi të shtetit serb?
Jo. Fakti që kërcënon, nuk është në politikë por në frikë dhe në iluzionizëm.
Vuçiçi është i rënë në iluzionizëm. E ka gënjyer më shumë politika ruse. Por asgjë nuk do të bëjë dot. Se pyetja është kjo? Kujt po i kërcënohet me luftë? Dhe pas kësaj vjen pyetja tjetër: pse nuk e di ky që luftën e bën paraja? E pra, ku i ka paratë? Serbia është një shtet i sfilitur që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian dhe të garantojë mbijetesën e saj.
Më kë do të bëjë luftë ky Aleksandër Vuçiç: me Amerikën? Është i trembur prandaj bërtet.
Ende nuk e di ky derëzi që padroni i tij Milosheviç, në luftë kundër Amerikës, rezistoi vetëm 50 ditë?
Po pse, e harroi ky që Kosova është e shkëputur nga Serbia me forcë nga fuqitë e mëdha perëndimore? Po pse, Kosovën shqiptare në vitin 1913, vetë e mori Serbia, apo ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha? Ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha europiane.
Kurse Tani, po ato ia morën për të vendosur në vend padrejtësinë shekullore antishqiptare.
Atëherë, cila është kjo luftë që do të bëjë Vuçiç? Është pa dyshim, lufta me mullinjtë e erës, se luftën me Naton dhe Amerikën e ka humbur në 50 ditë: është e ditur tashmë se Milosheviçi i tij u dorëzua vetëm me bombardime.
Sot e gjithë politika amerikane e di si të provuar që shteti serb është formuar me një krim antishqiptar. Kurse amerikanët me presidentin e tyre Bill Klinton e ndërprenë procesin kriminal antishqiptar serb pas 150 vjetësh.
Po kryeministri shqiptar i di këto që vete e flet edhe ky si Vuçiçi? Po ku pyetet për kryeministrin shqiptar sot! Shqipëria sot drejtohet nga një kryeministër mendjeshkurtër që urren shqiptarët, dhe flet si hallemadhi Vuçiç.
Gjithsesi, e ka gjetur vendin ky palaço panairesh, do ta shihni.
ll. Arsyeja tjetër që mbyll gjithçka është kjo: nëse vërtet ky Vuçiçi mendon se tremb ndokënd, është fëminor, se ata që kanë çliruar Kosovën, nuk tremben dot nga një fuqi aq e vogël sa ajo e Serbisë. Dhe, nëse pastaj mendon se ka ndërruar politika amerikane, dhe nuk është më kumdër krimit serb antishqiptar, është mendjeshkurtër si edhe kryeministri shqiptar.
Po anëtarësimi që i është afruar me kusht Serbisë nga Bashkimi Europian, politika serbe, me cilën arsye politike mendon ta kalojë pa realizuar kushtin?
Po sot dihet botërisht që kushti është pavarësia e Kosovës. Si do ta arrijë këtë Vuçiçi, me luftë?
Kjo rrëzon gjithçka. Rruga e Serbisë është vetëm kjo: ose pavarësia e kosovës dhe anëtarësimi i saj në BE për të dalë nga kriza ekonomike që po e fundos; ose shpërbërja tërësore e Serbisë. Kjo është gjendja.
Prandaj shqiptarët është mirë të qeshin edhe me Vuçiçin, por edhe me Thaçin që matet të flasë dhe nuk po flet dot.
Ajo që kërkon Vuçiçi është kapitullimi i Amerikës dhe jo kapitullimit i Hashim Thaçit. Ja kapitulloi Thaçi, pse ky e ka në dorë sovranitetin e Kosovës.
Pyetja kryesore që ngrihet në këtë çështje, është kjo: kush e ka në dorë sot sovranitetin e Kosovës? Atë e ka USA dhe Bashkimi Europian. Dhe këta, vërtet mendoni se do t’i nënshtrohen Rusisë kundër procesit proshqiptar? Ky në fakt tani dihet që është një proces që e ka nisur politika amerikanë në Ballkanin Perëndimor kundër një shteti kriminal si Serbia.
Kjo nuk mund të ndodhë.
Pikërisht këtë tha dhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, dje nga Durrësi. Dhe shumë mirë që e kërcënoi Serbinë pikërisht nga Durrësi, se Durrësi ka qenë gjithmonë ëndërra e saj kriminale.
lll. Nënshtrimi i politikës serbe për njohjen e Kosovës, është e vetmja garanci që ky shtet i jep politikës amerikane e sidomos asaj gjermanë, se Serbia si shtet po heq dorë nga karakteri i vet kriminal antishqiptar. Nëse nuk heq dorë, shumë më keq për të do të jetë. Kosova e shqiptarëve është, ka tash 19 vjet.
Për faktin që ruajtësit e sovranitetit të Kosovës janë Amerika dhe Bashkimi Europian, dhe jo Thaçi, asgjë nuk mund të vijë nga vullneti i Hashim Thaçit, e le më i Edi Ramës që s’e përfill kush.
Prandaj duhet të theksojmë që politika patriotike në Prishtinë sot nuk ka përse të shqetësohet për territoret, ato janë territoret e vendosur që në vitin 1974. Edhe lufta ndërkombëtar e Natos për ato territore është bërë.
Sovraniteti është territorial, dhe ai nuk disponohet nga askush që është individ. Natoja që e ka fituar nuk ka fare mundësi që ta lëshojë drejtësinë historike të cilën e ka vendosur vetë me luftë.
Po si mendon Aleksandër Vuçiç, Amerika do të kapitullojë në një luftë të fituar se kërcënohet nga shigjetarët e Aleksandër Vuçiçit?
O presidenti i vobegtë serb: pse me një fishek do t’i hapësh ti luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?
Politika amerikane, nuk mund të heqë dorë nga procesi që ka nisur që në vitin 1993 kundër karakterit kriminal serbo-rus të shtetit serb në Ballkanin Perëndimor. Po të ndodhte kjo, duhej të mendonim se Amerika ka humbur luftën me Rusinë në politikën e saj konstante për Ballkanin Perëndimor. Po, a mund të ndodhë kjo në një kohë kur Rusia është sot një shtet i telikosur nga lodhja?
Po Franca, a mund ta garantojë krimin serb antishqiptar që ky të vijojë rrugën e tij të vjetër? Hapur, kjo politikë franceze nuk mund të zhvillohet dot në asnjë lloj mënyre.
Po, a e dini se sa është borxhi francez kundrejt Gjermanisë sot? Është aq i madh, sa borxh i grek të duket si një pakogjë.
Përfundimisht, asnjë forcë nuk e ndalon dot sot pavarësinë territoriale të Kosovës. Nëse Vuçiç përpëlitet dhe kërcënon, këtë e bën nga inercia kriminale që e karakterizon si politikë shtetin serb. Serbia sot është përballë këtij fakti historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet.
Po Aleksandër Vuçiç, a e din këtë? Sigurisht që e di./ CNA.al
Një 43 vjeçar nga fshati Zhapokikë i Tepelenës, është arrest...
Që nga viti 1991, kthimi i pronave të konfiskuara nga regjim...
Agjencia Kozmike Amerikane (NASA) ka publikuar disa të dhëna...
Komunitetet fetare kanë reaguar pas vendimit të Shqipërisë, ...
Kuvendi ka shpallur sot listën e kandidatëve për vendet vaka...
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini në jo pak ras...
Përveç largimeve të figurave ikonë të këtij ekrani, gafat nu...
Një 27-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar, pasi u kap duke d...
Policia ka vënë në pranga Arben Tabakun, 18 vjeç, i dyshuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publlikuar sot denoncimin e...
Një 44 vjeçar nga Kosova, ka ndërruar jetë në Itali në vendi...
Shqipëria duket se do të shkojë drejt shembullit kroat sa i ...
Irani ka marrë kontrollin e plotë të gjirit dhe ngushticës s...
Statuja më e madhe në botë është drejt përfundimit. Lartësia...
Shtatori pritet të sjellë një takim të dytë mes kryeministri...
Kryeministri Rama e ka nizur ditën sot, duke përshëndetur nd...
Një 65 vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e saj në qyte...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë r...
Ish-Ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Rrjeti i famshëm social Facebook, ka bllokuar kanalin e info...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...