Princi saudit bie pre e hajdutëve/ I vjedhin 3 valixhe me sende të çmuara
Në ishullin e Mykonos në Greqi, i cili frekuentohet nga pers...
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar arritjen e mundshme të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka lënë të nënkuptohet se nëse ndryshohen kufijtë mund të shpërthejë përsëri lufta, raporton Klan Kosova.
?Pas gushtit, sërish vjen marsi?, kështu e ka nisur Krasniqi postimin në rrjetet sociale.
Duke kundërshtuar lojën me territorin e shtetit, Krasniqi ka shtuar se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është asgjë kur krahasohet korrigjimi i kufirit me Serbinë.
?Të gjithë duhet ta dimë se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë. Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është larë me gjakun e atdhetarëve shqiptarë, me flijimet e shumta të kombit dhe shumë nga ato janë tepër të freskëta. Loja me tërësinë territoriale jo vetëm që është e rrezikshme, por ajo është hapje e plagëve të reja e të vjetra. Çka është tepër, tepër është!?, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
?PAS GUSHTIT SËRISH VJEN MARSI!
Epopeja e lavdishme e Jasharajve të Prekazit, e 5, 6 e 7 marsit 1998 e cila që bërë sinonim i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ajo që i ka hapur të gjitha rrugët e mobilizimit e të masivizimit të kombit për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kjo epope e cila ishte frymëzim për çlirimtarët, ishte frymëzim edhe për të gjithë artistët që e përjetësuan atë në kujtesën e kombit.
Epopeja e marsit e Adem Jasharit u përjetësua me një shpejtësi drite në veprën artistike të Ilir Shaqirit, në himnin e UÇK-së: ?Sërish vjen marsi?. Sërish vjen Marsi për t?i dhënë vendit zgjidhjen e duhur!
Sakrificat dhe flijime e shumta gati një shekullore të kombit, u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999, e më pas me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Viteve të fundit me bisedimet politike të Brukselit të zhvilluara që gjashte vite në mes Kosovës e Serbisë, të cilat seriozisht e kanë rrezikuar tërësinë e Republikës për shkak të papërgjegjësisë së Hashim Thaçit dhe të gjithë atyre që e mbështeten, që nga marrëveshja e 19 prillit 2013.
Papërgjegjësia po del të jetë edhe më e madhe e të gjithë atyre që ia dhuruan shkopin e mbretit, shkop që ai po e përdor si kërbaç mbi tërësinë territoriale të atdheut! Faktet flasin se edhe me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Vjenë në gusht të vitit 2015 për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Kosova humbi mbi 8000 hektarë tokë.
Edhe ketë vit, serish në gusht, përsëri Vjena dhe sërish Hashim Thaçi me ?marrëveshje të re për t?i qethur e përqethur kufijtë e Kosovës?! Kësaj radhe nën plafin e ?korrigjimit të kufijve?. Nuk mund të ketë asnjë dyshim, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është asgjë në krahasim me korrigjimin e kufirit me Serbinë e trashëgimtarëve besnik të Millosheviqit.
Të gjithë duhet ta dimë se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë. Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është larë me gjakun e atdhetarëve shqiptarë, me flijimet e shumta të kombit dhe shumë nga ato janë tepër të freskëta. Loja me tërësinë territoriale jo vetëm që është e rrezikshme, por ajo është hapje e plagëve të reja e të vjetra. Çka është tepër, tepër është!
Në një situatë të tillë natyrshëm rrjedh refreni i reformuar: Pas gushtit, sërish vjen marsi!
Të shpresojmë që nuk do të jemi të shtrënguar t?i përvishemi një marsi të ri!?.
Në ishullin e Mykonos në Greqi, i cili frekuentohet nga pers...
Një student budist ndërroi jetë pasi u dhunua me shkop nga n...
Një pasagjer i linjës ajrore Lufthansa, i nisur nga Mynihu p...
Tashmë që sezoni turistik është drejt fundit dhe vjeshta sje...
Dy persona humbën jetën mbrëmjen e sotme pasi u përplasën ng...
Nga Mero BazePresidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon i ...
Nga Artur ZhejiMori helikopter dhe çarter nga gëzimi fëminor...
Katër persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën si pas...
Zbardhen bisedat telefonike të katër personave të akuzuar pë...
Një aksident i rëndë me vdekjen e dy persona u regjistrua mb...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Fier, k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve.Si paso...
Dy janë kandidatët për postin e Inspektorit të Lartë të Drej...
Juristi nga Prishtina Getoar Mjeku, ka formuluar një peticio...
Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet so...
Nga Enton AbilekajLexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duke...
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, akuzoi ditën e sotme pol...
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pa...
Lideri i çeçenëve, Raman Kadyrov, ka komentuar ndarjen nga j...
Senatori amerikan John McCain u nda nga jeta mbrëmjen e djes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...