I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Para më shumë se 50 000 vjetësh një grua neandërtal dhe një mashkull denisovan praktikuan seks dhe muaj më vonë erdhi në jetë një vajzë. Shumë shekuj më vonë në një shpellë siberiane në malet e Altait u gjendën kockat e asaj gruaje hibride, e cila ishte 13 vjeç kur vdiq.
Ka pothuaj një dekadë që dihet se neandërtalët, denisovanët dhe njerëzit modernë kishin lidhje në një farë mënyre, por kurrë nuk ishte gjetur një fëmijë i një çifti të përzier. Një ekip i kryesuar nga Viviane Slon dhe Svante Paabo nga instituti ?Max Planck? i antropologjisë evolutive të Laipcigut në Gjermani analizoi ADN-në e nxjerrë nga një fragment kocke të vajzës dhe arriti në përfundimin se nëna ishte neandërtal dhe babai denisovan. Lidhja me të ëmën është mjaft e njohur dhe i përket një grupi të shpërndarë në të gjithë Europën.
I ati e bën një pasardhëse të një grupi shumë misterioz të njohur duke u nisur vetëm nga analizat gjenetike të fragmenteve të vogla kockore të gjetura vetëm në shpellat ruse të Denisovës. Genomet e të dy specieve të ndara nga Paabo dhe ekipi i tij tregojnë se janë ndarë më shumë se 390 000 vite. Megjithatë krijuan pasardhës në kohë të caktuara në territoret në kufi të të dy specieve. Sot ende nuk njihet anatomia e denisovanëve, pasi janë gjetur vetëm fragmente kockash dhe dhëmbësh dhe besohet se, edhe pse nuk kanë qenë të ngjashëm, anatomikisht nuk do të kenë qenë shumë të ndryshëm. Denisovanët do të kenë qenë pak a shumë version aziatik i neandërtalëve.
Analizat gjenetike lejuan ndërtimin e jetës seksuale të njerëzve primitivë dhe është vërtetuar se kanë ekzistuar marrëdhënie të rastësishme mes specieve që kanë ndarë botën prej mijëra vjetësh. Genomi i Denisovës 11 ose Deni siç është pagëzuar vajza tregon se marrëdhënia e dy prindërve të saj nuk ishte kryqëzimi i parë mes këtyre specieve. I ati gjithshtu kishte si pasardhës neandërtalët. Marrëdhëniet nuk kanë ndodhur vetëm mes këtyre specieve kaq të afërta. Njerëzit modernë kanë kryer marrëdhënie me neandërtalët shpesh herë të paktën që prej 100 000 vitesh dhe sot të gjithë banorët e planetit, përveç atyre nënsaharianë, kanë në genomin e vet ADN-në e asaj specie të zhdukur.
E njëjta gjë ka ndodhur me denisovanët, të cilët edhe pse janë zhdukur prej kohësh, kanë lënë një pjesë të geneve tek aziatikët dhe oqeanikët dhe kanë në genomin e tyre mbetje të një kryqëzimi me një specie arkaike njerëzore e cila është ndarë nga linja evolutive njerëzore para 1 milion vjetësh. Arsuaga përpiqet të imagjinojë rrethanat në të cilat lindin këto marrëdhënie mes specieve dhe kujton gjitarët e tjerë: ? ?Që ujqërit dhe çakejtë ose dy lloje arinjsh shkëmbejnë gene është mjaft e shpeshtë në kufijtë e territoreve që ndajnë këto lloj kafshësh. Por këto kafshë nuk formojnë grupet e tyre. Nuk besoj se një grup i neandërtalëve dhe një i denisovanëve të bashkohej për të formuar një grup të vetëm dhe aty të lindnin këto kryqëzime?, ? shpjegon paleo-antropologu. ?Bëhet fjalë për individë të izoluar, të përjashtuar nga grupi ose ata që nuk kishin akses për femra të llojit të vet. Një ujk i margjinalizuar i Kalifornisë ose një i ri mund të riprodhohen me një femër kojot që është e disponueshme?, ? vashdon ai.
Ka mundësi që marrëdhënia e atij denisovani të margjinalizuar me neandërtalin që vinte nga perëndimi të jetë reflektuar tek vajza e Denisovës, por pavarsisht se dihej se të dy speciet kishin patur pasardhës ky rast rezulton befasues. Paabo mendon se, edhe pse ndoshta nuk kanë patur shumë mundësi për t?u takuar kur e bënë, duhet të kenë patur kryqëzime të mëparshme më të shpeshta, më shumë nga sa mund të mendohet. Ky është një hibrid i gjeneratës së parë, por nuk dihet se pse të gjithë denisovanët vijnë nga e njëjta shpellë. Do të ishte revolucion gjetja e një denisovani tjetër, në një vend tjetër sepse ndoshta po studiojmë një popullatë të margjinalizuar.
Të panjohurat rreth kësaj periudhe të njerëzimit, kur tre lloje njerëzish ende nuk kishin vendosur ligjin dhe që tri specie tepër inteligjente ndanin planetin dhe rrjedhat, janë të shumta. Ky lloj zbulimi tregon se mund të hapen dritare të papritura nga e kaluara. Në vitin 2006 një shkencëtar nga universiteti i ?Chicago Bruce Lahn? propozoi se neandërtalët dhe njerëzit kishin shkëmbyer gene para 40 000 vitesh. Revistat ?Science? dhe ?Nature? refuzuan publikimin e këtij punimi sepse e konsideruan këtë kryqëzim të pamundur. Në vetëm 10 vjeçarin e fundit ky vizion mbi seksin e Pleistocenit ( epoka e akullnajave) dhe pasojat e tij mbetën mbrapa.
Edhe Renée Zellweger zgjedh të marrë pjesë në botën e serial...
Nuk është një shaka. “Është një fantazi për koleksionistët”,...
Ed King, ish-kitaristi i grupit të famshëm Lynyrd Skynyrd dh...
NASA ka dhënë ditën e sotme alarmin se një asteroid mjaft gj...
Si çdo vit, revista prestigjioze “Forbes”, ka publikuar list...
Twilight do të rikthehet në kinema me rastin e 10-vjetorit t...
Duke përdorur vizionin ultravjollcë të teleskopit hapësinor,...
Sandy dhe Danny akoma së bashku, 40 vjet më pas.John Travolt...
E ndërtuar para një kompleksi në Shën Petersburg, kulla e “Q...
“Unë flas me ty për paratë edhe pse e di forcën e tyre djall...
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditët e fundit në...
Nobeli i letërsisë, britaniku V.S. Naipaul vdiq në moshën 85...
Tenori i njohur Placido Domingo dhe sopranoja shqiptare Ermo...
Rajoni më verior etiopian i Tigra-s është i njohur për kisha...
Në 11 Gusht të 2014 do ti jepte fund jetës një nga komedianë...
Agjencia Hapësinore e Shteteve të bashkuara të Amerikës, NAS...
Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjel...
Për të trazuar paksa ditën tuaj, kemi vendosur të mbledhim d...
Toka ka ndryshuar ndër shekuj. Ajo vazhdon që të ndryshojë d...
Nga Mbretëresha Elisabeth tek Dolly Parton, kjo vogëlushe d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...