web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më sillni djalin”/ Dëshmia e nënës që fle në rrënojat e urës së Morandit

18 Gusht 2018, 12:08, Aktualitet CNA

Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga tragjedia e Genovës, nëna e 30-vjeçarit Mirko Vicini, një prej personave që punonte në një fabrikë, poshtë urës së “Morandit”, nuk ka lëvizur nga rrënojat.

?Nuk lëviz nga këtu derisa ta gjejnë, djalin. Do fle tek rrënojat?,- ka thënë ajo për ?Tgcom?.

E ditur bëhet, se pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për firmën e pastrimit të bashkisë AMIU.

?Tgcom? shkruan se trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, por nga Mirko nuk ka asnjë gjurmë.

Nënës, së tij i është dhënë një shtrat në ndërtesën ku djali i saj kaloi para se të merrte turnin e punës, ndërsa ai rezulton i vetmi i zhdukur deri më tani.

Kujtojmë, se gjatë ditës së sotme u mbajt ceremonia zyrtare shtetërore për varrosjen e viktimave./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga