web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Policia është në gadishmëri”/ Shihni ç’ndodh me policët e Xhafajt (Video)

16 Gusht 2018, 08:29, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj prej kohësh është shprehur, se Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë, për t?u shërbyer qytetarëve.

Ama një video, e cila po qarkullon në rrjetet  tregon krejt të kundërtën.

Pamjet e videos tregojnë, se një makinë policie ka mbetur në rrugë tek rrethrrotullimi në Sauk.

Është dashur ndërhyrja e disa qytetarëve, për të shtyrë makinën.

Normalisht pas gjithë kësaj lind pyetja, po sikur në këtë zonë të kishte ndodhur ndonjë grabitje, apo konflikt fizik midis qytetarëve, si do mundej t?i shërbente policia, me një makinë e cila ka mbetur në mes të rrugës?!

Nuk dihet nëse makina e policisë ka mbetur në mes të rrugës, për shkak të një defekti teknik apo i ka mbaruar karburantik, siç ka ndodhur edhe herë të tjera.

E një video e tillë tregon se sa të pambrojtur janë qytetarët shqiptar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga