Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Avokati Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në Shqipëri.
Në një analizë të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela thotë se shqiptarët janë në një cak historik shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare, që sipas tij është bashkimi kombëtar.
Ngjela thekson se ?Janë fuqitë e mëdha, përkatësisht politika amerikane, që duan shqiptarët dhe jo, as sllavët e as grekët, për politikën e re në Ballkanin Perëndimor.?.
Ndërsa më tej ai akuzon klasën politike se kërkon të destabilizojë vendin. Avokati Ngjela nuk ndalet me kaq, por përmend edhe emra konkretë.
?Shqiptarët drejtohen në Tiranë nga njerëz sa të paaftë, edhe të korruptuar. Vobegtësia mendore, i ka çuar këta në pasion korruptiv – edhe Berishën, edhe Ramën edhe Metën. Që të tre kanë taborret e tyre të vjedhësve dhe dëshirën për destabilizim të Shqipërisë. Koha e ka sjellë që, që të tre, duhet të likudohen nga Reforma në Drejtësi?-shkruan Ngjela në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Shqiptarët janë në një cak historik shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare.
Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, madje, edhe në Greqi.
Caku historik është bashkimi kombëtar.
Janë fuqitë e mëdha, përkatësisht politika amerikane, që duan shqiptarët dhe jo, as sllavët e as grekët, për politikën e re në Ballkanin Perëndimor.
Në të gjithë këtë involvim të madh politik, gjithçka varet nga politika në Tiranë. Dhe pikërisht për këtë arsye, likuidimi i klasës së korruptuar politike, është një kusht historik i zhvillimit perëndimor të Shqipërisë.
I. Por shqiptarët drejtohen në Tiranë nga njerëz sa të paaftë, edhe të korruptuar. Vobegtësia mendore, i ka çuar këta në pasion korruptiv – edhe Berishën, edhe Ramën edhe Metën. Që të tre kanë taborret e tyre të vjedhësve dhe dëshirën për destabilizim të Shqipërisë. Koha e ka sjellë që, që të tre, duhet të likudohen nga Reforma në Drejtësi.
Kjo treshe përfaqëson korrupsionin kryeministror shqiptar, por tani e ka humbur mundësinë e sundimit mbi shqiptarët. Të tre janë nën rrezikun e ndëshkimit penal dhe konfiskimit të pasurisë që kanë vënë me anë të korrupsionit. Por, si kundërveprim, këta e shohin destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen mundësi të shpëtimit të tyre edhe nga goditja penale, por edhe të shpëtimit si të pacenuar të pasurisë së grabitur me forcën e shtetit shqiptar që kanë drejtuar.
Destabilizimi i Shqipërisë sot është vërtetësisht një pamundësi absolute.
II. Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: si ka mundësi që duke pasur edhe kryeministrin aktual me vete, hordhitë Berisha-Meta nuk mund ta bëjnë dot destabilizimin shoqëror në Shqipëri?
Sepse, në sferën e maxhorancës dhe të qeverisjes, politika amerikane e ka në krah substancën politike të fortë të maxhorancës socialiste.
Por, është ndërkaq edhe kontrolli i plotë i gjendjes shqiptare nga ndërkombëtarët. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe ndërkohë është e synuar nga Rusia dhe Turqia, nëpërmes korrupsionit kryeministror shqiptar. Si pasojë, kontrolli dhe vëmendja amerikane është e plotë në Shqipëri. Në këtë ndërkohë ajo i ka kapur edhe lidhjet e Berishës dhe Bashës në Moskën, por edhe lidhjet infantile të Ramës me presidentin turk që po pritet të rrëzohet.
Të gjitha këto, në politikën që po luhet brenda Shqipërisë, vinë dhe përqëndrohen vetëm në një pikë – te Reforma në Drejtësi. E gjithë vëmendja ndërkombëtare, me anë të politikës amerikane, është e përqëndruar te ecuria e Reformës në Drejtësi, sepse kjo i zgjidh të gjitha. Kryesorja është likuidimi i të gjithë klasës së korruptuar në Tiranë. Kjo klasë politike tani është kundër shqiptarëve dhe luan për mbytjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Saliu në jerm po bërtet për revolucion, kurse amerikanët që ia dinë hallin, po qeshin me të. Kjo sepse politika shqiptare për Shqipërinë tani ka hyrë në një spirale globale, dhe ky globalizëm është kundër korrupsionit shqiptar.
Por kaq naivë dhe të paaftë janë këta hajdutët tanë që nuk po duan ta kuptojnë që kundër tyre nuk janë vetëm shqiptarët, por është e gjithë politika globaliste perëndimore!
III. Si mund të punojë politika globaliste perëndimore, me këtë orientim mesjetar që ka sot në Tiranë elita e korruptuar politikë!
Sigurisht që kjo elitë duhet likuiduar. Shqiptarët e kishin të pamundur që t’i likuidonin vetë.
Atëherë doli në pahun politik të kohës Reforma në Drejtësi dhe forca e politikës amerikane që po e drejton atë.
Tani gjithçka që duhej është marrë. Ka mbetur vetëm likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar: Berisha, Rama, Meta, i cili sigurisht që do të vijë pas likuidimit të të gjithë pushtetit gjyqësor të kurruptuar, i cili ka filluar të shkatërrohet me ritëm të shpejtë nga Organi Ndërkombëtar i Monitorimit.
Në të vërtetë, në funksion të faktit historik që përmbledh shtetin shqiptar në njëqind vjet, konstatohet se gjithçka bllokuese, tiranike dhe abuzuese që ka ardhur nga drejtimi i shtetit shqiptar, është rrjedhojë direkte e padrejtësisë.
Shteti shqiptar, që kur u formua e deri më sot, nuk ka pasur mundësi që të vendosë drejtësinë shoqërorë, sepse ka qenë nën sundimin e individëve abuzues, tiranë, hajdutë dhe injorantë.
Varfëria shqiptare dhe mungesa e qytetërimit në shoqërinë shqiptare, është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e abuzimit dhe sundimit tiranik shtetëror njëqindvjeçar.
Shqiptarët nuk e ndërtuan dot shtetin e drejtë, prandaj, pas përmbysjes së komunizmit, si pasojë e korrupsionit kryeministror të ushqyer politikisht nga Beogradi dhe nga Athina, po shkonin drejt shpërbërjes së tyre si komb.
Ishte forca amerikane që i shpëtoi shqiptarët dy herë në njëzet vjetët e fundit, edhe në vitin 1997, edhe në vitin 1999. Madje, kur të dalin në pah faktet kundër Berishës, do të shihet nga të gjithë që, në vitin 1997, po të mos kishte shpërthyer “ashpërsia patriotike vlonjate”, gjendja e Shqipërisë do të kishte shkuar drejt mjerimit antikombëtar, dhe po kështu, në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Sot është e njëjta gjendje për kërkesën e korrupsionit kryeministror shqiptat: Berisha- Rama-Meta, po tani forca amerikane është prezente, dhe të tre këta janë jashtë mundësisë të destabilizimit që po kërkojnë.
Politika amerikanë e ka vënë korrupsionin kryeministror shqiptar nën një morsë shtrënguese nga e cila nuk del dot: nëpërmjet Reformës në Drejtësi, dhe nëpërmjet ekspozimit paraqitës të fakteve realë diskredituesë kundër liderëve të korrupruar në Tiranë. Të dy këta ingredientë të kohës së sotme politike në Shqipëri, përfaqësojnë risinë historike për bashkimin kombëtar të të gjithë etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Vijon situata e djegies së plehrave në fshatin Halilaj në rr...
Ilaçet për sëmundje të ndryshme shpesh herë i përgadisim me ...
Diva e muzikës soul Aretha Franklin është shuar sot në moshë...
Në Boboshticë është festuar dita e rakisë së manit. Kjo fill...
Disa ditë më parë mjekët infektivë të QSUT-së dhanë alarmin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur...
“Kiki do you love me” është sfida e famshme e cila i ka push...
Këto ditë të nxehta gushti, kreu i opozitës Lulzim Basha, po...
Janë dashur vetëm 10 minuta shi, dhe qyteti i Durrësit është...
Hyrja e Tiranës sot paraqitet në një kaos total, ku radha e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpërt...
Pas ngjarjes së rëndë në një cerdhe të Tiranës, ku mëngjesin...
Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur sot në zonën e Ki...
Është një ditë shumë e bukur për fansat e Travis Scott, pasi...
Thomas Markle kërkon çdo ditë vëmendjen e mediave sepse vajz...
Ditëve të nxehta po ju vjen fundi dhe shumë shpejt do të vij...
Paris Hilton dhe Chris Zylka shtyjnë dasmën e tyre për pranv...
Beyoncé, nuk është shumë aktive në “Instagram”, mirëpo sot v...
Ylli Kardashian, Kylie Jenner po na tregon çdo ditë e më shu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...