Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më ka interesuar arkeologjia gjithmonë. Por, jo ajo e nëntokës. As ajo e qiellit. Por, arkeologjia e e horizonteve, atje ku ndahet vija e relievit tokësor, natyror ose të ndërtuar, me botën e qiellit. Më ka mbetur në vëmendje qëkurse duke studjuar filozofin Hajdegger, ai shpjegonte në një nga konferencat e tij se athinasit e lashtë ndofta shihnin të njejtin relief dhe të njejtin horizont si ne, por ai, për ta, kishte kuptim tjetër, e përjetonin ndryshe.
Si e përjetonin horizontin dhe pjezazhin te vjetrit ? Kjo pyetje më vjen sapo ndodhem në një qytet qoftë Berlini, Londra, apo Parisi.
Si e përjetonin të vjetrit horizontin në Pogradec ? KJo pyetje më vjen sa herë dal në ballkonin e dhomës të Hotelit « Pogradec 2 » ku nuk ngopesh duke shijuar rehatinë dhe shijen që të jep gjithçka atje. Pogradeci vijën e horizontit mbi liqen me siguri e ka ruajtur si në kohën e enkelejve të lashtë, ndofta dhe malin dhe kodrat përreth.
Është një pasuri e vyer arkeologjike dhe mjedisore vija e horizontit dhe pejzazhi i një vendbanimi. Duhet ruajtur nga ndërtimet që e gërvishin atë. Një popull i kulturuar nuk e mbush qiellin me pallate kunja dhe kulla që i marrin diellin, hënën, lindjen e diellit.
Ah kur lind dielli dhe e bën argjend të gjithë liqenin !
Nuk është vetëm vlerë estetike vija e horizontit dhe pejzazhi i një qyteti, por edhe vlerë ekonomike dhe mbijetese. Ata që janë vendosur aty e dinin raportin mes bimësive, pyllit, majave të maleve, liqenit e kështu me radhë.
Ta prishësh një nga vijat strukturuese të një qyteti, si vijën bregdetare, lumore, horizontin, ke preku atje ku nuk duhet. Ke prekur gjarpërin ku fle.
Por, kohët e fundit, ka ca dekada që në furinë e ndërtimeve dhe të pasionit për lekun e lehtë dhe grabitjen që ne po shkelim në dërrasë të kalbur.
Shoh andej nga hyrja e qytetit dhe vë re që bimësia e kodrës mbi rrugë është gërryer. Një pamje e shëmtuar. I gjithë qilimi i kodrave dhe maleve përreth qytetit është i blertë, pothuajse i paprekur, me përjashtim të disa vendeve, por aty, mbi rrugë, atje ku po zgjerohet rruga hyrëse në Pogradec, syri të vritet : Eskavatorë gjigandë gërryejnë kodrën, hanë bimësinë, shkurret, dhe lënda e kodrës shkëputet nga forma e saj kushedisa shekullore.
Cfarë bëhet kështu more zotërinj ?
Shkoj te hyrja e qytetit sepse më kalon rruga. Parkoj veturën te një sheshpushim të kantjerit. Afrohem të fotografoj. Eskavatori gjigand ? kuçedër po ha kodrën me të gjithë bimësinë shekullore të gjelbër. Këtë masakër mjedisore nuk e kisha parë kurrë.
Që kur e kisha konstatuar njollën e shëmtuar nga ballkoni i hotelit, kisha bërtitur : Kush po prish e grris ashtu qilimin e blertë të qytetit turistik ? Kush po i grabit Pogradecit bukuritë e pejzazhit dhe të vijës të horizontit, për të zgjeruar një rrugë ?
« E mo rri tani ! ? më tha një mik pogradecar ? mos u bëj edhe ndërtues rrugësh. Rruga aty po zgjerohet duke ngrënë kodrën dhe bimësinë shumëvjecare që të mos rrëshkasi kodra mbi rrugën e re. Plintat që do të mbajnë një lloj tuneli panoramik do ta sigurojnë rrugën që mbi të të mos bien popla dhe masa dheu ! »
Ashtu qoftë, por ajo njollë si e një një koke tullace pa bimësi dhe ata eskavatorë gjigandë që hanë kodrat dhe hapësirat e blerta më kanë tronditur. Qilimi i blertë i Pogradecit rreth e qark është prishur.
Sapo dal nga vetura dhe nis të fotografoj eskavatorin gjigand që punon gati në 45 gradë pjerrtësi dhe ja kalon dheun e kodrës, a shtufin, a materialin shkëmbor, kamionëve edhe më gjigandë duke mbushur rimorkjot e tyre, një kokë me kaskë del nga tuneli dhe më fishkëllen :
« Fiuuuuuuu ! »
E shoh i habitur. « Cfarë keni ? »
« Cfarë ke ti që fotografon ? » – më bërtet në formë kërcënuese koka me kaskë.
« Ore zotëri, unë po fotografoj për qefin tim kodrën, pejzazhin, çfarë ke ? Mos është jotja kodra ? »
Diçka murmurit me vete dhe tund kokën, duart, gishtin.
Cfarë budallai ! Nejse, largohem disi shpejt sepse kam frikë që ndonjë skuadër burrash del nga tuneli, më kap, dhe më muros poshtë dheut si Rozafën në kështjellë. Dhe do të mbajë mirë kodra pastaj !
Po mirë, pyes veten, nuk e devijonin pak rrugën duke e vendosur mbi plinta mbi tunel po gërryejnë kodrën ?
Mbase nuk kanë pasur rrugë tjetër kushedi ! Nuk jam specialist. Por, as dreqi me të birin amà nuk m?a mbushin dot mendjen që një kodër e gërryer, që i hanë bimësinë, nuk do të rrëshqasë njëmijë herë më shumë sesa kur dheun dhe shkëmbin e mbajnë rrënjët e pemëve apo shkurreve shumë e shumëvjeçare.
Në Durrës kam parë sesi përgjatë rreshjeve, e gjithë fasada perëndimore e kodrës te Currilat, përballë detit, rrëshkiti dhe ra mbi oborret dhe çatitë e shtëpive dhe mbi rrugë. Pamje e llahtarëshme.
Përgjegjësi e madhe e atyre specialistëve që kanë bërë projektin në Pogradec dhe sa shumë do të doja që të mos përgatitej kështu një katastrofë mjedisore si gjetiu.
Kthehem në qytet dhe për të mbledhur veten hyj te Hotel turizmi i vjetër. Një sheqerpare sikurse dinë t?i përgatisin ata, vetëm ajo, më mbledh pak midenë. Më vjen për të përzjerë. Qilimin shumëshekullor të blertë të qytetit po e kafshojnë brrejtës gjigandë që kanë hyrë në shtëpi. Estetika ka marrë fund, kurse sa për urbanistikën t?a shohim nëse ajo do t?ja dali të ngrihet mbi varrin e motrës të saj binjake, estetikës.
Ha sheqerparen dhe syri më tretet në liqen. Sapo ka rënë një shi behari dhe dielli ka ridalë përsëri triumfator. Po ndriçon ende përpara sesa të perëndojë.
Më kujtohet se dikur ka pasur një hotel turizmi edhe më të vjetër Pogradeci. Me shije fisnikësh dhe të hollë. Rrethuar me pemë, me një lulishte përpara, një kafene e pastiçeri që sa mirë brezat e rinj nuk e dinë sa e bukur ishte. Me pasqyra dhe dritare të mëdha. Freski e paparë në verë.
Mbrëmjeve aty luante orkestra e muzikës të lehtë të Pogradecit. Kam qenë shumë fëmi në ato vite. Më kujtohet se kishte edhe vëllezër instrumentistë. Virtuozë. Më ka mbetur në mendje se midis tyre kishte bjondë. Ose është një fanepsje ndriçimesh që vinin si reflektim i të verdhës të instrumentave mbi fytyrat, trupin dhe flokët e pjestarëve të orkestrës.
I gjithë qyteti nuk linte rast pa ardhur t?a shijonte artin e tyre. Kënga e lehtë pogradecare, seranatat, por edhe muzika e lehtë shqiptare në përgjithësi edhe ajo e huaj, përhapeshin luajtur në mënyrë virtuoze dhe kënduar me mjeshtri.
Birra ridhte pa ndërprerje !
Ka relativisht pak muzikë dhe këngë sot në Pogradec dhe të vjen keq. Diku andej nga Driloni para tri vjetësh dëgjoja një disk me serenata pogradecare në një lokal platformë mbi gjol. Nga ato lokale të vegjël gjithë sharm ku në mëngjez në të dalë të diellit, ose në mbrëmje kur dielli perëndon, merr magjinë e të bërit një me male e kodra, me ujë e me shelgje, për t?u shkrirë si mendim dhe ndjenjë me kafenë, akulloren, apo semifredon që shijon, duke mos të munguar asgjë në botë.
Para tre vitesh i thashë kamarierit :
« A nuk m?a jep mua këtë diskun me serenata pogradecare ! Ta blejë sa të ketë kushtuar !»
Ai, me fisnikërinë dhe zemërgjerësinë e pogradecarit të mirë m?u përgjigj aty për aty : « Merre o, ce gjej tjatër un ! Pesëqind leka ! »
Kam tri vjet që atë disk nuk e heq nga radioja e veturës. Përsëritet, ripërsëritet, ashtu nganjëherë ngecet, cirret, këputet. Por, më sjell Pogradecin në imagjinatë, atë cepin kur veshët e mi i dëgjuan ata tinguj për herë të parë.
Tani, tri vjet më pas, rikaloj andej çdo mbrëmje. Zhgënjehem pak, sepse është i njejti disk që dëgjohet Nê të gjithë atë zonë :
Mora thikën të pres kokën
Jorgjica, Jorgjica,
më shpëtoi dhe
preva dorën,
Jorgjica, Jorgjica.
Edhe këta këtu në një vrimë i bikan kavallit, si unë në veturëen time ! ? thashë dhe qesha me vete. Nuk vajta më atje.
Kur një koleg udhëtoi me mua nja tre orë në veturëen time, nuk ndihej ndonëse disku pogradecar rifillonte cdo njëzet kilometra rrugë nga e para. Vetëm në fund të udhëtimit, me shaka e humor ja priti : « O profe, po na çmende mor burrë, nuk ke muzikë tjetër ? »
Dhe unë po me humor : « O zotëri, në këtë veturë të vjetër ku ke hipur, cfarë pretendon, të dëgjosh muzikë të larmishme ? »
Megjithatë uron me vete që është privati, i cili në restorantet e tij, ndofta gjatë fundjavës më tepër, luan pak muzikë, se përndryshe të duket vetja në Pogradecin e heshtjes.
Jorgjica
Jorgjica !
O pika mua !
Mbaj mend se në rininë tonë shihnim filma në kinemanë e qytetit. Cfarë lezeti kishte ! Tan inuk duket as hija saj. Televizori mbase ka bërë kërdinë. Imagjinoj qytetin që në qendër të ketë një tribunë të madhe ku live cdo ditë të ketë muzikën e zonës, atë të lehtë dhe ku të performojnë aristë e këngëtarë nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia, Greqia, etj. Kush nuk vjen në Pogradec ! Vend i bekuar, që hesht !
Teatër ?
Ik shih monumentin e Teto Ollgës në Tushemisht !
Estradë ose variete ?
E mo ik shih shfaqjet e përsëritura gjatë verës të Portokallisë. Më mirë sesa aq nuk bëjmë dot ne si shqiptarë !
Ndofta sociologjia e pushuesve është e tillë që më shumë i gëzohet heshtjes sesa tingujve gaazmorë të valles, rrokut, kërcimit në përgjithësi.
Qyteti, tingujt e tij, dhe pushuesit janë në një të tërë midis tyre. Janë në harmoni. Një cinik do të thoshte se ka gjetur tenxherja kapakun !
Tradicionalisht Pogradeci ka marrë imazhin e një zone turistike për pushues të moshës të tretë ose fare të katërt. Prej viteve ?80 në qarqet e Tiranës kishte intelektualë që pushonin si Enveri në Pogradec. Si sot që ka nëpunësa të lartë që pushojnë atje ku pushon edhe shefi i ekzekutivit. E ndjekin nga pas. Si dikur oborrtarët mbretin e Francës. I dalin përpara edhe në pushime.
Intelektualë të lartë aso kohe që me një farë moshe vinin për verim në Pogradec. Si deshtë që verojnë. Pushonin në qetësi për të shlodhur mendjet e lodhura ca nga mosha ca nga presioni i pushtetit, se parà nuk kishte atëhere. Ne në Tiranë prisnim që ata të ktheheshin me vepra, libra, krijime.
Udhëheqësi vinte me zbulime grupesh armiqësore nga Pogradeci sikurse faktojnë dokumentet e kohës !
Në Pogradec sheh edhe familjarë si edhe njerëz që nuk e duan shumë diellin e stërnxehtë dhe përvëlues të bregut të detit. Ka prej tyre, si puna ime, përshembull që kanë edhe ndonjë problem tensioni arterial dhe i ruhen diellit.
Kjo popullsi kuptohet që kërkon qetësi dhe jo muzikë e gjallëri. Sikurse shkruante Hajdeggeri i madh, nuk e di nëse e njohin në Pogradec, habitati, banuesi dhe mënyra e habitatit janë e njejta gjë. Janë një ! Por, kjo popullsi e rrudh gjallërinë e qytetit. Ndërkaq ky i fundit kërkon konsum. Ka mundësi që të ketë kështu dy pogradeca, një për demografinë turistike të qetë, dhe një tjetër që me gjallërinë e vet e mban gjallë edhe qytetin.
Pogradeci nuk mund të kthehet në konvikt, as në manastir, as edhe një lloj spitali i asociuar me formulën dhe sloganin : Lutemi, mbani qetësi ! Ose : Qetësia shëron !
As kinema !
As teatër !
As variete !
As koncert !
Nuk pashë dot !
Dikush më thotë se Pogradeci ka një shkollë të mirë piktorësh. E besoj dhe entuzizmohem fort nga ky informacion. Miqtë të mi, dhe njerëz të familjes më flasin për piktorët me famë dhe të talentuar si Vangjo Vasili dhe Anastas Kostandini. Dua të marr vesh se kujt shkolle piktura i përkasin. Imagjinoj sikurse më thotë njeriu im i familjes që veç artit të tyre, ka ndikime sigurisht edhe transparenca e pejzazhit vendas, një harmoni e natyrës që në lojën e vet mes ujit, diellit, hijeve, me siguri që jep mundësi për të krijuar një univers artistik që vetëm talentet e mëdha si ata do të mund ta krijojnë.
« Ku i ekspozojnë veprat e tyre ? » – pyes me uri dhe pasion.
« Përgjithësisht në shtëpitë e tyre ! »
Nuk është keq, por piktorë si ata, si edhe të tjerë më të rinj në moshë sikurse më thonë kanë nevojë të promovohen, të paraqiten veprat e tyre në studio e galeri që të mos njohin vuajtjet e piktorëve në Tiranë për të subvencionuar marrëdhënien e tyre me publikun.
Pse jo një galeri artesh e gjitha në xham përballë liqenit. Atje të konkurrojë arti i natyrës me artin e njeriut. T?a shohim kush do t?a fitojë këtë garë të madhe midis matieries dhe shpirtit, kjo dyshe që panteistët e mëdhenj kanë argumentuar se në fakt është një e tërë e vetme dhe unike.
Hepërhë te lulishtja e liqenit sa mïrë ka lodra për fëmijë ? Treni, veturat e një mini kartodromi, motocikleta të vogla si lojë, etj. Edhe pensionistët e mirë pogradecarë që luajnë domino pa e ngritur kokën.
Miku im i huaj më thotë me të qeshur : « Këtu do të të gjej pas disa vitesh ! »
I përgjigjem këtij humori që më shkriu gazit me një fjali serioze : « Ky do të ishte rasti më i mirë ! »
Dominotorja e qytetit !
Po a ka një bibliotekë për të qenë ?
Në trotuar dy ose tri çadra të vogla ku librarë kanë ardhur nga Tirana për të tregtuar librat e botimet e tyre. Kaq është kultura e qytetit në verë. E kam fjalën për kulturën e rrugës. Street culture ! E çfarë do më tepër ti.
Bisedoj me librarë sepse syresh i kam miq dhe i nderoj për punën që bëjnë. Janë promovues të kulturës tekstuale, nuk janë thjesht librashitës ! Nder për Pogradecin që i ka mes tyre të ardhurit.
Por, mendoj : Kjo ministria e kulturës që ka subvencionuar pakogjë që të sjelli librarë në Pogradec, a nuk mendon pak që kështu e kthen në gërmadhë librarinë e qytetit ? Nuk prish konkurrencën ???
Le që ku merr vesh ministria e kulturës nga logjika ekonomike e industrisë të krijimit ! Nga konkurrenca në tregun e kulturës !
Bën çfarë i shkrep në kokë ndonjë nëpunësi !
Vapë është tani !
Lodrat janë pak naive. Nuk ka anije që lëkunden fuqishëm. Kartodromi që mbahet nga disa burra dinamikë në qytet ende nuk ka aq shumë klientë sa do të duhej.
Fëmijët e qytetit dhe të pushuesve duhen nxitur të vijnë në lodra edukative. Përshembull të ofrohet produkti « patenta për fëmijë » ku cdo vogëlush ose vogëlueshe përgjatë verës brenda tre javësh të merrte patentën e fëmijës për të drejtuar motoçikletën, veturën etj. Përse jo shkollat mund t?a bazonin edukimin e nxënësve që në moshë të vogël pêr qarkullimin te infrastruktura e kartodroit të qytetit.
Shyqyr që është !
Kërkoj fusha tenisi !
Fusha basketbolli !
Minifutbolli në qytet !
Kërkoj ndonjë pishinë për gara noti !
Dikur ka pasur fusha sporti te kampi i pionierëve. Ka pasur një stadium të lezetshëm sepse ka pasur një klub futbolli me skuadër sipmpatike Pogradeci. Dilte dhe hynte në kategorinë e parë, por linin kockat ekipet e mëdha në Pogradec.
E tani kultura në qytet rri në hije si pensionist që vuan nga tensioni i lartë arterial.
Tani :
Jorgjica,
Jorgjica, mora thikën,
Të pres kokën,
Ç?më shpëtoi dhe preva dorën !
Mediat italiane kanë publikuar një video të re, pamjet e të ...
Kryebashkiaku Veliaj ka dalë zbuluar sërish sot para qytetar...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar pasojat e paraliz...
Një grua myslimane humbi punën, pasi refuzoi ti jepte dorën ...
Ndërkohë që zgjedhjet lokale po afrojnë, duket se partitë po...
Një aksident me pasojë plagosjen e 4 shtetasve maqedonas, u ...
Plazhi i Livadhes në Himarë është një ndër zonat turistike m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në kryeqy...
Gazetari, Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja në lidhje ...
Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka dhënë alarmin për nivelin ...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është shprehur gjatë një i...
Gazetari, Artan Hoxha ka treguar, se autori që ka ekzektuar ...
Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka zbuluar detaje të frikshme...
Gazetari , Artan Hoxha gjatë një interviste ka treguar, se s...
Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në fshatin...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në...
Reshjet e shiut nuk kanë kaluar pa pasoja në komunën e Suha...
Avokati Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drej...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...