web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumentet-Skandal në Vetting/ Komisionerja e Ramës, lidhje të ngushta me krimin

16 Gusht 2018, 15:17, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme një denoncim të një nëpunësi dixhital në lidhje me atë cfarë ndodh në Komisionin e Vettingut.

Nëpunësi i administratës shtetërore ka publikuar sot disa fakte dhe dokumente të cilat sipas tij tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.

Sipas denoncuesit komisionerja Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qene e ndjekur penalisht ndonjehere. Po ashtu ai thekson se “ish-bashkeshorti i saj eshte person i rrezikshem pjese e grupit te famozit Geron Xhafa, i perzene si person i rrezikshem per rendin nga policia italiane.”

Akuzat e nëpunësit shkojnë edhe më tej, ndërsa shprehet se “Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.”.

Postimi i plotë:

Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Norieges qe vendos per Dvoran Vetingun dhe ben ligjin!

Nepunesi dixhital denoncon:

– Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin
– eshte ndjekur penalisht per afera korruptive te denoncuara nga KLSH.
-Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qene e ndjekur penalisht ndonjehere.
-Ajo vetem me nenen pensioniste blene nje apartament 180.000 euro.
– Ajo ka patur kontakte me trafikante dhe kriminele
– Ish bashkeshorti i saj, person i rrezikshem pjese e grupit te famozit Geron Xhafa, i perzene si person i rrezikshem per rendin nga policia italiane.
– Miss Korrupsioni i grupit te Dvoran Vetoreve,
– Udheton sipas sistemit TIMS jashte me makinen e TCH me targe TR216RP te drejtorit te Dixhitalb, Alban Jaho dhe sic
dihet ky televizion ka procese te medha gjyqesore per pronesine.

Ketu me poshte keni mesazhin dhe te gjitha dokumentat qe faktojne akuzat e qytetarit dixhital.

?Mirëmbrëma zoti Berisha

un dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut .
Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .

1.Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.
zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .

A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.
Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.

Ketu me poshte keni dokumentat:

Kallzimet per korrupsion

Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb

Pronesia e mjetit TR216RP

Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe





10:54 Aktualitet

Luli ku je ti?

Këto ditë të nxehta gushti, kreu i opozitës Lulzim Basha, po...

Lajmet e fundit nga