web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Janë fituesit në fuqi, por Izraeli mund të mos e organizojë Eurovizion 2019

15 Gusht 2018, 07:50, Lifestyle CNA

Autoriteti i Transmetimit Publik të Izraelit dhe qeveria janë përballur së fundmi me debatin mes tyre se cila duhet të paguajë garancinë prej 12 milionë euro në Bashkimin Europian të Transmetimeve. Në rast dështimi për arritjen e negociatave Izraeli do të duhet të heqë dorë nga e drejta për të organizuar Eurovizionin 2019.

Kostoja e prodhimit të Eurovizioinit në Izrael është vlerësuar me 35 milionë euro. Autoriteti i Transmetimeve Publike të Izraelit, ?IPBC?, paralajmëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu se Izraeli duhet të heqë dorë nga organizimi i Festivalit Europian të Këngës, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare. ?IPBC-ja? duhej të tranferonte 12 milionë euro si garanci për ?EBU?-në deri më 1 gusht, shumë e cila nuk u transferua. Ky afat është shtyrë deri ditën e sotme, por cështja se cilat nga institucionet do t?i lëvrojë paratë ende nuk është zgjidhur.





Lajmet e fundit nga