Turqit e Erdoganit tërheqin zvarrë Lindita Nikollën
Fondacionet turke shtetërore, po hyjnë fort në sistemin ars...
Zgjedhjet vendore pritet të jenë vendimtare sa i takon aleancës Basha-Kryemadhi. Edhe pse na ndan një vit nga zgjedhjet vendore, ato do të jenë një provë e rëndësishme si për Partinë Demokratike, ashtu dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë drejtimit të PD ka humbur përballë socialistëve 2 palë zgjedhje. Humbje që akoma nuk janë kapërdirë nga demokratët pasi kanë qenë disfatat më të këqija në 25 vitet e fundit të PD. Dhe pikërisht një humbje e tretë përballë socialistëve në zgjedhjet vendore do t?ia vështirësonte pozitat Bashës pasi grupi i kritikëve do të kërkonte sërish largimin e tij nga drejtimi.
Por nga ana tjetër të njëjtin fat si kreu demokrat ka dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Zgjedhjet vendore do të jenë zgjedhjet e para të saj nën drejtimin e LSI dhe nëse partia e saj humbet drejtimin e bashkive që zotëron atëherë zgjedhjet qendrore mund ta çojnë atë drejt shkrirjes. Pasi të gjithë militantët që kjo forcë ka punësuar do të largohen drejt PS ose PD për të ruajtur vendet e punës. Të ndodhur përballë këtyre vështirësive, Basha dhe Kryemadhi që prej daljes në opozitë kanë nisur mes tyre dhe një bashkëpunim opozitar kundër qeverisë. Bashkëpunim që i ka hapur rrugë dhe idesë së një koalicioni zgjedhor mes PD dhe LSI-së.
Por edhe pse prej kohësh ka qarkulluar ideja e një koalicioni zgjedhor, ky bashkëpunim ka ngjallur edhe pakënaqësi në radhët e demokratëve. Pas pakënaqësisë së shfaqur nga baza e PD, detaj që gazeta e ka bërë të ditur, dje ka dalë haptazi kundër këtij bashkëpunimi dhe deputeti Luan Baçi. I ftuar në një studio televizive, Baçi u shpreh se Partia Demokratike nuk ka nevojë për LSI pasi e bën opozitën e vetme. ?LSI është bashkë-opozitë, është opozitë me PD-në. LSI një nga partitë e vogla të opozitës që mbështet PD, por mazhoranca e frikshme, i vodhën mandatet. Na duhet një opozitë frontale. Partia Demokratike e bën opozitën e vetme, i ka kapacitetet, s?luajnë rol numrat?, tha ai.
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj la dje të hapur mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike. Edhe pse deputeti Luan Baçi u shpreh kundër, deputeti Shezai Rrokaj gjatë një prononcimi për gazetën ?Sot?, deklaroi se do të jenë strukturat e LSI ato që do të vendosin mbi çështjen e koalicionit. Sipas Rrokajt, çdo koalicion kërkon një program që të jetë i lidhur me problemet e vendit dhe deri më tani asnjë nga forcat nuk e ka prezantuar një gjë të tillë. ?Ne për momentin jemi në një front opozitar. Ku dalja në opozitë e LSI-së dhe dalja në opozitë e Partisë Demokratike kanë bërë që në shumicën e rasteve të rakordohen veprimet midis të dyja forcave politike në kuadrin e një fronti opozitar. Strukturat e LSI-së ende nuk kanë vendosur për koalicion.
Sepse çdo koalicion kërkon një program që do të jetë i lidhur me shumë probleme. Me problemet e pushtetit vendor e kështu me radhë. Por për momentin nuk ka si të thuash një shprehje të forumeve për një koalicion mbi bazën e një programi. Ka vetëm një bashkim në një front opozitar për të denoncuar keqqeverisjen dhe natyrisht për t?i treguar qytetarëve shqiptarë problematikën e kësaj qeverie lidhur me ekonominë, mos çeljen e negociatave, vetingun etj?, tha deputeti Shezai Rrokaj.
Fondacionet turke shtetërore, po hyjnë fort në sistemin ars...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një i ri ësht...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër-Kamëz, Ti...
Parlamenti do të rinisë punimet më 3 shtator. Por ashtu siç ...
Policia e Tiranës në vijim të kontrollit për parandalimin e ...
Tri persona kanë mbetur të plagosur në aksin rrugor Koman-Va...
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc ...
Ky është parshikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë 8 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë te gazetave për ditën e...
Sot do të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenj...
Korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi, i cili pak k...
Godina e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (...
Florim Nezirajt iu prishën pushimet ende pa i nisur mirë, ku...
Të martën hyri në fuqi vala e parë e sanksioneve amerikane n...
Një godinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen ...
Një godinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen ...
Kështilltarja e Partisë Partisë Demokratike për Bashkinë e T...
Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ka bërë me dije ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në RTV Dukagjini, ka ...
Një delegacion diplomatik turk do të vizitojë Uashingtonin t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...