web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikoi nismën për fëmijët me përkujdesje sociale/ Qytetarët “mbysin” me kritika Ramën

7 Gusht 2018, 16:25, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare ka ndërmmarë nismën për të dërguar në plazhe fëmijët me përkujdesje sociale. Në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihen këta fëmijë duke luajtur. Pavarësisht kësaj, qytetarët me anë të komenteve e kanë kritikuar Ramën për kushtet që ofrojnë operatorët turistikë.

Njëri prej komentuesve ka shprehur pakënaqësinë për çmimet e larta të vendosur nga lokalet në zonat turistike, si dhe i ka thënë Kryeministrit se duhet të bëjë më shumë punë.

Ndërkohë një tjetër qytetar ka kritikuar Ramën për mungesën e plazheve publike.

Një tjetër komentues është ankuar për çmimet marramendëse dhe thotë gjithashtu se Rama nuk ka justifikuar votën e qytetarëve. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga