web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk i përballojmë dot kaq shumë turistë”, ky është shteti ballkanik që po u mbyll derën të huajve

6 Gusht 2018, 12:40, Lifestyle CNA

Në këtë periudhë të turizmit veror kur të gjithë shkojnë me pushime, të gjitha shtetet dhe vendet marrin masa për të pritur sa më shumë turistë dhe për të bërë çdo gjë në mënyrë që të rritet numri i tyre.

Por kjo nuk ndodh në Kroaci, e cila së fundmi ka marrë masa për të kufizuar numrin e turistëve.

Në fakt qyteti i Dubrovnikut, i cili cilësohet një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendpushimit bregdetar piktoresk në Adriatik, është në rrezik të vazhdueshëm për t?u prekur nga mjaft anije turistike, nga vizitorët e shumtë turistikë që vizitojnë çdo vit këtë perlë të Adriatikut.

Kjo pasi midis Janarit dhe Qershorit, pothuajse 280.000 turistë nga 188 udhëtime turistike vizituan qytetin 800 vjeçar. Vitin e kaluar, 749,000 njerëz u nisën nga 539 anije turistike që u ankoruan në portin e Dubrovnikut. Tregtarët, restorantet dhe 1.500 vendasit që jetojnë në qytetin e vjetër, e cila është një zonë që ndodhet brenda fortesës bregdetare që u paraqitën në serinë televizive Game of Thrones ? luftuan për t?i shërbyer turmave të shumtë të turistëve.

Edhe UNESCO paralajmëroi një vit më parë se qyteti nuk e kishte kapacitetin e nevojshëm për të pritur aq shumë anije turistike.

Kështu qyteti kaprezantuar vjet  planin ?Respect the City? që synonte kufizimin e numrit të turistëve nga anijet turistike që vizitonin Qytetin e Vjetër deri në 4.000 persona në çdo moment të caktuar.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 4.2 milionë njerëz kanë kaluar të paktën një natë në Dubrovnik deri më tani në 2018, 14 për qind më shumë se vitin e kaluar.





Lajmet e fundit nga