web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të përdhunonte të renë/ Arrestohet 31 vjeçari (Video)

3 Gusht 2018, 15:26, Aktualitet CNA

Një 31 vjeçar nga Nigeria, ka tentuar të përdhunojë një 25 vjeçare në stacionin e trenit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Milanos në Itali, mbrëmjen e 20 korrikut.

Siç raporton Tgcom, 25 vjeçarja u përball me agresorin në momentin kur po kthehej nga puna. Nigeriani ka ndjekur të renë dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë atë.

E reja ka mundur ti shpëtojë sulmit, duke i hedhur spraj tek sytë 31 vjeçarit. Ky i fundit është arrestuar nga policia, e cila ka publikuar edhe pamjet filmike të ngjarjes.

Sipas raportit të policisë, nigeriani ishte dënuar edhe më parë për dhunë seksuale në 2017-ën, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe gjashtë akuza për drogë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga