LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Demaskohet Veliaj/ Gropat thyejnë makinat

3 Gusht 2018, 17:21, Aktualitet CNA
Fotot-Demaskohet Veliaj/ Gropat thyejnë makinat

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj çdo ditë trumbeton në media, për punët e mëdha, që sipas tij po kryen Bashkia e Tiranës.

Rikonstruksione rrugicash, pastrime, mbjellje pemësh, etj. Fytyra e kryebashkiakut Veliaj nuk shqitet nga ekranet televizive nga mëngjesi në darkë, duke propaganduar punët e Bashkisë së Tiranës.

Nëse do shikonim kronikat televizive, do mendonim që Tirana ka kryebashkiakun më punëtor në botë, por kur kthejmë kokën nga realiteti, situata ndryshin totalisht.

Mjafton të shikojmë fotot e mëposhtme të siguruara nga CNA.al, dhe realiteti është i qartë.

Në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë Venue, aty ku kryqëzohen rrugët ?Endri Keko?  me rrugën ?Sadik Petrela?, gropat thyejnë dhe shkatërrojnë çdo ditë makinat e qytetarëve.

Kjo është kthyer në një problematike vërtetë shumë shqetësuese për qytetarët, dhe është konstatuar edhe nga policia, por askush nuk po vë dorë, që situata të ndryshojë.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:

 

Lajmet e fundit nga