Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emri i saj në Instagram është ?Lil Miquela? dhe numëron më shumë se një milion ndjekës. Ajo pozon me rroba nga firmat më prestigjioze dhe rekomandon produkte për përkujdesin ndaj trupit dhe flokëve si një blogere e vërtetë.
Mikaela u regjistrua në Instagram në vitin 2016 dhe shumicën e ndjekësve të saj i ka adoleshentë që ndoshta edhe i inspiron.
Modelja 19-vjeçare nga Kalifornia mbështet edhe kauza të ndryshme në Amerikë, si psh lëvizjen ?Black Lives Matters?, ka bashkëpunuar me kompaninë ?Prada? për Javën e Modës në Mialon, madje ka të regjistruara edhe disa këngë në Spotify.
Me flokë të zinj, sy të mëdhenj, quka në faqe dhe forma perfekte, Mikaela është shumë e famshme, por rrëfimi i saj në prill ka shokuar shumë njerëz.
Ajo shkruante në Instagram:
Unë nuk jam qenie njerëzore, jam robot.?
Dhe po, Mikaela është njw ?CGI? (Imazh i Krijuar me Kompjuter), që është ?sjellë në jetë? nga një kompani në Los Anxhelos, e quajtur Brud. Ata janë të specializuar për inteligjencë artificiale dhe robotikë. Brud ka mbështetje nga firma që merren me investime kapitalesh, si ?Sequoia Capital?, ?BoxGroup? dhe ?SV Angel?. Sequoia Capital refuzoi të komentojë nëse kanë lidhje me Brud. BoxGroup dhe SV Angel nuk iu përgjigjën kërkesës për komente.
Mikaela është pjesë e një grupi influencuesish jo-realë në rrjete shoqërore, si Bermuda, Blawko dhe Shudu, e cila njihet si supermodelja e parë dixhitale. Ashtu si Mikaela, edhe Blawko është krijesë e Brud. Thuhet se po e njëjta kompani ka krijuar edhe Bermudën. Një fotograf mode, i quajtur Cameron-James Wilson, ka krijuar edhe Shudu-n, që ka më shumë se 120,000 ndjekës.
Si influencuesit e tjerë në instagram, edhe modelet e krijuara nga kompjuteri promovojnë produkte markash. Por nuk është ende e qartë nëse ka marrë pagesa nga disa prej sponsorëve. Brud refuzoi të përgjigjet, por dihet që që faqja ?Highsnobiety? ka bashkëpunuar me Mikaelën për shitjen e një bluze që kushton rreth 80 dollarë. Sipas zëdhënësit të markës, Mikela merr një pjesë të fitimeve nëse produkti shitet në faqen e tyre të internetit, por jo nga faqja e Highsnobiety.
Koncepti i reklamimit me influencues të kompjuterizuar ngre shumë pyetje:
Si mund të reklamojnë produkte që nuk i veshin dot? A nuk duhet të jenë më transparente kompanitë kur krijojnë apo përdorin influencues virtualë??
Olivier Tobuia, një profesor marketingu te Shkolla e Biznesit Kolumbia, thotë se personazhet e kompjuterizuar duhet të kenë një marrëdhënie transparence me ndjekësit për sa i përket sponsorizimeve, dhe duhet të jetë e qartë se kush është i vërtetë e kush jo.
Xhenifer Grygiel, një profesor për rrjete shoqërore të Universiteti i Sirakuzës, është dakord:
Nuk është gjithnjë e qartë që është personazh i kompjuterizuar. Dhe kjo është tepër problematike. Kur unë isha e vogël, të paktën e dija që Barbi ishte kukull. Por këto dy vitet e fundit ka pasur shumë njerëz, sidomos adoleshentë, që e dinin Mikaelën person të vërtetë. Markat duhet të thonë të vërtetën dhe kompanitë duhet të ndihmojnë, të mos bëhen pjesë e dikujt që mund të gënjejë masat?.
Por ka të tjerë që thonë se kjo transparencë s?ka pse të jetë e domosdoshme. Ata këmbëngulin që është mëse e qartë që këta nuk janë njerëz të vërtetë, por të përpunuar nga dikush me programe kompjuterike.
?Çfarë shihni në Instagram që të jetë autentike??, tha Jun Ahn, dizenjues me markën Ambush, e cila ka punuar me Mikaelën, por pa pagesë.
Ajo shton:
Sa modele Instagrami kanë bërë operacione plastike dhe vazhdojnë të shesin produkte? A nuk është e njëjta gjë? As ata s?janë të vërtetë. Flokët e tyre nuk i kanë bërë produktet që shesin. Buzët s?ua kanë bërë ato produktet që shesin.?
Rajan Detert, Drejtori i ?Influential?, një platformë marketingu nëpërmjet inteligjencës artificiale, e sheh si një çështje autenticiteti, sesa etike.
Ai tha:
Manekinët kanë të paktën 100 vite që ekzistojnë, dhe mbahen në dyqane për të shitur bukurinë, për të shitur ideale. Nuk ndryshon shumë nga kjo?.
Një nga arsyet që kompanitë po nisin t?i pëlqejnë modelet e kompjuterizuara, është se nuk kanë probleme për ruajtjen e imazhit, siç mund të kenë persona të famshëm.
Nëse ekipi e modelon shpejt diçka, mund ta postojnë pa problem, në kohën e duhur dhe në këndin e duhur. Modelet e kompjuterizuara s?mund të bëjnë gjëra që t?u hapin telashe markave që punojnë me to, si për shembull të jenë përfshirë në ndonjë krim apo të thonë gjëra të pahijshme në publik dhe, përveç kësaj, tregon që kompanitë janë kreative për sa i përket teknologjisë.?
Tajler Henej, drejtoreshë e Outdoor Voices, tha që i pëlqen të eksperimentojë me mënyrën se si ia paraqet markën publikut. Mikaela postoi foto të saja, duke veshur një fustan sportiv nga Outdoor Voices.
Haney e kishte ndjekur Mikaelën në Instagram dhe në fillim nuk e dinte që ishte imazh i kompjuterizuar. Më vonë u lidh me Brud, nëpërmjet një investori, dhe kishte kërkuar të bashkëpunonin.
Haney tha:
Gjithnjë kërkojmë mënyra për ta bërë teknologjinë më interesante e më krijuese, duke angazhuar kështu edhe klientët. Më pëlqen të gjej mënyra të reja për të reklamuar produktin.?
Ka dhe marka të tjera, si Barneys, që nuk e kanë problem faktin që Mikaela nuk është e vërtetë.
Ekspertët, mendojnë se në të ardhmen do të shohin më shumë modele të kompjuterizuara, dhe një ditë mund të jetë i vështirë dallimi midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.
Markat i përdorin personazhet e famshëm të rrjeteve shoqërore për t?u lidhur me publikun në një mënyrë më autentike se reklamimi tradicional.
Toubia nga Columbia thotë:
Një nga përfitimet është besimi. Njerëzit kanë besim kur diçka u rekomandohet nga njerëz që i besojnë.?
Në SHBA, Komisioni Federal i Tregtisë ka rregulla të përcaktuara për yjet e rrjeteve shoqërore që reklamojnë produkte. Por këto rregulla duhet të vlejnë edhe për modelet e kompjuterizuara, siç thotë zëdhënësi i agjencisë për CNN Money. Markat mund të gjobiten nëse nuk ndiqen rregullat.
Seven Saracin nuk e kemi parë shpesh nëpër intervista dhe me...
Pasi hodhi pas krahëve martesën 6-vjeçare me aktorin dhe pro...
“Durex” është personifikim i emrit të prezervativëve që për ...
Si për të festuar Ditën Kombëtare të Orgazmës, eksperti brit...
Të pini duhanDuhani: Është diçka klasike, të bëni seks dhe m...
Femrat janë ato që pyesin veten më shumë lidhur me faktin se...
Një dietë e pasur me ushqime antioksidante nuk është e mirë...
Nëse jeni duke kërkuar të rrisni metabolizmin tuaj, ushqimi ...
Shkencëtarët në Amazona kanë gjetur një lloj të ri të grerëz...
Kylie Jenner sjell në shtëpi 1 milion dollarë për çdo shkrep...
Demi Rose postoi të hënën një foto “pikante” gjatë pushimeve...
Ronela Hajati postoi disa orë më parë në Insta Stories një p...
Edhe kantautori shqiptar Ermal Meta është rreshtuar kundër p...
Publikimi i fotove të Hermes Nikaj teksa puthej me një vajzë...
Që pjesëtarët e bandave të mëdha bëjnë një jetë luksoze kjo ...
Duke përqafuar lodrën e saj të preferuar Aurelia Brouwers bu...
Muaji gusht është i mbushur me evenimente, sidomos në Kosovë...
Bëri bujë pak ditë më parë një deklaratë e reperit të njohur...
Gjyste Vulaj është padyshim një nga këngëtaret më të dashura...
Siç është lajmëruar më parë Turjan Hyska sezonin e ri në tel...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...