web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos i përdorni prezervativët Durex”, alarmi nga autoritetet shëndetësore

1 Gusht 2018, 14:50, Lifestyle CNA

?Durex? është personifikim i emrit të prezervativëve që për vite me radhë kanë shënjuar ruajtjen nga shtatëzanitë e padëshiruara dhe transmetimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mirëpo, si duket kjo nuk vlen më, pasi kompania ?Durex? ka tërhequr mbrapsht gjithë linjën e fundit të hedhur në treg, ?Real Feel? dhe ?Latex Free?, sepse nuk kanë kaluar testet e dyta të presionit të çarjes.

Pra, të gjithë prezervativët që janë prodhuar këtë vit, me një afat kadence 2020 e deri në 2021 nuk do jenë në treg për shkak se ata mund të çahen apo të shpërthejnë më kollaj se sa ata normalë.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se një gjë e tillë mund të çojë në rrezik të shtatëzanive të padëshiruara dhe të transmetimit të sëmundjeve, kështu që njerëzit nuk duhet t?i përdorin prezervativët Durex nëse kanë dyshimin më të vogël se mund të çahen.

?Durex? është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të prezervativëve, i cili qendrën e ka në Mbretërinë e Bashkuar dhe produktet e fundit i tërhoqi nga tregu ditën e djeshme, shkruan Daily Mail.





Lajmet e fundit nga