web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbani mend Hazallin?/ Mesa duket aktori juaj i preferuar turk ia ka rrëmbyer zemren

1 Gusht 2018, 21:00, Aktualitet CNA

Seriali turk “Fate të kryqëzuara” i dha aq shumë famë Alina Boz sa ajo në një kohë shumë të shkurtër është kthyer në një nga aktoret më të pëlqyera nga publiku e më të kërkuara. 20-vjeçarja ka pak kohë që ka filluar xhirimet për serialin i cili po transmetohet aktualisht në Turqi “Elimi Birakma (Mos ma lësho dorën)”.

Në të Alina luan rolin kryesor e “Azra”, një vajzë e re që studion jashtë vendit. Në këtë serial Alina do të përjetojë një histori dashurie me aktorin bukurosh turk që ka vjedhur zemrat e të gjithë vajzave, Alp Navruz i cili njihet nga roli i tij në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

“Mos ma lësho dorën” deri tani ka transmetuar vetëm 2 episode, por ka pasur shumë sukses dhe fansat janë çmendur pas çiftit të ri të serialit.





Lajmet e fundit nga