web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i 500 kg marijuanë/ Policia zbardh detajet e aksionit (Foto)

30 Korrik 2018, 20:07, Aktualitet CNA

Mediat italiane kanë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me arresimin  e 4 personave në për trafik droge , ku njëri prej tyre ishte shqiptar. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në një gomone 6m të gjatë dhe po tërhiqej nga një makinë tip ?Mitsubishi?.

Ndërkohë shqiptari, bashkë me dy vëllezërit italian Cristian dhe Michele Cito, ndodheshin në një makinë tip ?Fiat?.

Sapo u pikasën nga policia, ata tentuan të largohen, duke u future në një rrugë kundravajtje, por janë bllokuar nga policia.

Të ndaluarit i thanë policisë se ?po shkonin për peshk?, argument ky që nuk i bindi hetuesit.

Ndërkohë nga kontrolli në gomone u zbuluan 502 kg marijuanë, ndërsa në makinën me te cilën po udhëtonte shqiptari me dy italianët, u skeuestrua një armë zjarri tip ?Tokarev? me një fishek brenda.

Sipas policisë italiane, nëse droga do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 600 mijë eurove. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga