web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Niko ecen pa Benin

20 Korrik 2018, 16:18, Aktualitet CNA

Ka një histori të vjetër miqësie, që sot duket se është shuar.

Përtej, thashethemeve se Niko Peleshi është produkt i Ben Blushit, kjo është një e vërtetë e madhe, që fillon shumë e shumë vite më parë, në vitin 2003 e më pas. Në atë kohë Niko kërkonte të kandidonte si kryebashkiak nga Partia Demokratike, por nuk mundi të dilte sipër për shkak të kundërshtive të forta që pati brenda strukturave të demokratëve korçarë.

Menjëherë e kap Ben Blushi. Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, një nga themeluesit e PDR-së së Genc Pollos, anëtar kryesie i Partisë Republikane në Korçë, Niko Peleshi me firmë të Fatos Nanos dhe propozim të Ben Blushit zgjidhet prefekt i Korçës.

Në 2005, 2007, 2009  dhe 2011 janë një dyshe e pandarë, njëri si kryebashkiak pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe Blushi si deputet nga viti 2005 në qarkun e Korçës.

Ndahen në përgjegjësi politike në vitin 2013. Blushi merr drejtimin e Elbasanit dhe Peleshi Korçën. Më pas gjithçka fillon të ndryshojë. I djathti Niko Peleshi, më parë kryetari i PS-së së Korçës dhe më pas kryebashkiak, zgjidhet nga Rama si zv.kryeministër.

Ben Blushi edhe pse me lugë në brez, bërë gati për tepsinë e Edi Ramës ngelet me lugë bosh. Fillojnë xhelozitë dhe përplasjet. Ben Blushi fillon sulmet ndaj Ramës, ndërsa Niko Peleshi afrohet dhe më tepër me kryeministrin.

Në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Ben Blushi nuk është asgjëkundi, Niko Peleshi drejtoi qarkun e Korçës.

Në 2017-ën, në zgjedhjet parlamentare, Blushi kandidon me partinë e tij LIBRA, e cila nuk mundi të merrte asnjë deputet, por mori jo pak, por 20 mijë vota. Partia u përça, filloi beteja midis dy themeluesve, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. LIBRA katandiset si mos më keq, Blushi largohet me turp nga politika.

Tashmë prej disa muajsh nën sqetullën e Vjollca Hoxhës punon si ?spastrues? i administratës dhe drejtues zyrtarisht i Top Channel.

Niko Peleshi në 2017 udhëhoqi qarkun e Korçës, siguroi 6 mandate deputetësh. Nga zv.kryeministër u bë ministër i Bujqësisë, sërish në kabinetin e Edi Ramës, ndërkohë që miku i tij që e kishte mbështetur, që u suportua në politikë për ta ngritur në maja të larta, kishte ngelur me lugën bosh nga politika.  Pritshmëritë i kishte të mëdha, por nuk mori asgjë nga qeverisja e socialistëve, ato ja rrëmbeu të gjitha Niko Peleshi.

Tani duket qartë se Nikoja ecen pa Benin. Prandaj dhe ndoshta, Beni ?tërbohet? dhe sulmon me belxhikë, edhe pse drejton ?Topin? e Vjollcës. Dyshime s?ka më, ?Beni që ecte vetë?, tashmë mund të quhet Nikoja që ecen vetë dhe s?ka nevojë për Benin. Ky i fundit me lugë në brez apo në dorë, përpëlitet politikisht, ndërsa produkti i tij shijon tepsinë e Edi Ramës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga