Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gazetari i njohur Andi Bejtja ka sulmuar klasën politike shqiptare, duke thënë se partitë shkelën hapur kushtetutën.
Bejtja i referohet seancës së djeshme parlamentare, ku mazhoranca kërkoi shtyrjen e afateve dhe ndryshimin e rregullave për reformën në drejtësi.
Sipas tij është absurditet që në një vend që nuk ka kushtetutë, reforma në drejtësi të rrijë në këmbë.
Më tej Bejtja shton se reforma në drejtësi u projektua që në fillim me ndihmën e ambasadorëve Lu e Vlahutin, për ti dhënë Ramës fitoren në zgjedhje dhe për të eleminuar kundërshtarët politikë.
Ndër të tjera, gazetari ka thënë reforma elektorale e Edi Ramës, u bë vitrina më e mirë për të mbuluar kriminalitetin në politikë, kanabizimin e vendit dhe korrupsionin.
Postimi i plotë
Dje në parlament pamë të gjithë bashkërisht për herë të parë ngjyrën e qivurit të reformës në drejtësi. I ashtuquajturi ligj i Vettingut, i konsideruar si foshnja që do sillte pranverën lindi i vdekur.
Lëmshi ishte bërë aq i madh sa nga 27 vende përfunduan me sforco vetëm 21, që rrezik po t?i hysh me një lupë edhe më të imët mund të përfundojnë edhe në 3-4 veta.
E gjithë ngrehina kishte aq kërcitje, aq kundërthënie, aq paqartësi sa për ata që janë ekspertë të vërtetë dhe të paanshëm të ligjit kjo do të ndodhte.
Duke mos e konsideruar veten ekspert në këtë fushë, po ju sjell në vëmendje një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015, që në fakt atë kohë kaluan disi lehtë.
?Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.?
Përveç këtij vëzhgimi profesional, asnjë shqiptar i thjeshtë nuk e kupton për shembull, përse teksa Lu dhe Vllahutin flasin për gjak të ri, teksa Ambasada e SHBA bën thirrje për patriotët shqiptarë të marrin pjesë në proces, nga tjetër në ligj nuk njihen diplomat e shqiptarëve që kanë studiuar jashtë, që mund të jenë me të vërtetë gjak i ri dhe i pa infektuar nga ambienti shqiptar, madje nuk i lë as kohën e mjaftueshme të konvertojnë diplomën në Ministrinë e Arsimit.
Kam parë me dhjetëra patriotë të tillë shqiptarë këto ditë, se si të zhgënjyer e kuptuan më shpejt se ne se ?vettingasit? duhej të ishin nga torba që hartuesit e kanë mbajtur poshtë këmbëve gjatë gjithë këtij procesi.
Por, në fakt dështimi i Vettingut nuk është lajmi më i keq për shqiptarët. Lajmi më i keq është që mazhoranca e ndodhur dje në parlament, duke kërkuar shtyrjen e afateve dhe ndryshmin rregullave që ishin të sanksionuara në Kushtetutë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë e ktheu Kushtetutën në rregullore. E ktheu Partia Socialiste, lideri i së cilës ka treguar në vite se nuk ka raporte me ligjin.
E theu dhe LSI, lideri i së cilës parullën me ?qetësi dhe dashuri? e përdori për të bërë një krim Kushtetues, për shkak të veneracionit të tepruar që ka për fjalët konsensus dhe kompromis
Dje në çarkun e reformës për drejtësi, ranë brenda të gjithë me BE, SHBA, si dhe e gjithë klasa politike, përveç Partisë Demokratike që për fatin e saj të mirë ndodhej në çadër.
Unë sinqerisht nuk e gjej dot se si të gjithë këta aktorë do arrijnë të dalin nga ky çark i madh, ku edhe brenda këtij çarku vazhdojnë t?i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, përveçse duke shkelur vazhdimisht e vazhdimisht Kushtetutën në mënyrë të njëpasnjëshme.
Kemi arritur në një udhëkryq me mure të blinduara ku Vettingu dhe reforma në drejtësi mund të rrinë në këmbë vetëm, vetëm në qoftë se kushtetuta hidhet e gjitha në banjë dhe nëse bëhet kushtetutë e re e gjitha sërish do hidhet në banjë.
Është absurditet po kemi ardhur në një pikë kur Vettingu dhe reforma në drejtësi mund të rrinë në këmbë nëse vendi nuk do të ketë fare Kushtetutë.
Dhe çfarë ndodh në këtë situatë, në këtë gropë të zezë që e krijuan vetë: Fillon loja nga e para, ti nuk e do reformën në drejtësi unë e dua, ti nuk e do Vetingun unë e dua.
Në këtë situatë gjithçka është e kotë. Edhe kushtet e liderit të opozitës se po pranuat qeverinë teknike, jam gati të votoj Vettingun janë thjesht një lojë politike.
Ja e pranoi Rama këtë kusht, çdo t?i bëjë PD-ja këtij Vettingu në këtë pikë, përveçse ashtu si forcat e tjera politike të shkelë e të shkelë pambarimisht kushtetutën?
Po pse ndodhën të gjitha këto?
Këto ndodhën sepse e ashtuquajtura Reformë në Drejtësi, u projektua që në fillim, nga arkitekti Rama me ndihmën e hapur të ambasadorëve Lu dhe Vllahutin, si një platformë elektorale, për ti dhënë fitoren Ramës në zgjedhje dhe për të eliminuar kundërshtarët politikë, se sa një reformë për shqiptarët.
Të gjithë e kanë të qartë që reforma në vetvete do gati më shumë se pesë vjet të implementohet.
Po kush i vuri këto afate për votimin e reformës 9 muaj përpara zgjedhjeve dhe votimin e Vettingut 3 muaj përpara zgjedhjeve? Reforma elektorale u bë vitrina më e mirë e Ramës, për të mbuluar kriminalitetin në politikë, kanabizimin e vendit, korrupsionin, u bë platforma e vetme elektorale e një slogani si ?Rilindja? që vdiq gjithashtu pa lindur mirë.
Në këtë gropë ku e çuan reformën në drejtësi me duart e veta, nuk e nxjerrin dot kuzhinierët e saj. Nuk e nxjerr dot as Ambasadorja Vllahutin që kërkoi që në fillim fare të procesit votim të saj pa konsensus, nuk e nxjerr dot as Ambasadori Lu që jo pak herë direkt dhe indirekt e quajti opozitën shqiptare jo vetëm si forcë demokratike por dhe gënjeshtare.
Tashmë, mbi të gjitha, duke qenë se reforma në drejtësi u përdor si platformë elektorale e PS-së në zgjedhje, pikërisht, vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve këta aktorë e kanë të pamundur ta nxjerrin dhe opozitën nga çadra dhe ta fusin në parlament.
Shqipëria si shumë vende në tranzicion në rajon dhe përreth ka patur shumë momente të tilla krize, por kurrë nuk është gjendur në situatë të tillë: me reformë në drejtësi të vdekur që në bark, e kanabizuar, me kushtetutë të rënë, me opozitën jashtë parlamenti dhe pa negociatorë ndërkombëtarë kredibël në Tiranë, që më shumë kanë hallin të mbulojnë korrupsionin e tyre personal, se sa të zbulojnë korrupsionin e vërtetë në Shqipëri.
Është hera e parë që nga zemra më dalin fjalët zoti e ruajt Shqipërinë! /CNA.al
Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.Ngja...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër vendimi...
Kryetari i opozitës Lulzim basha zhvilloi sot një takim me p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbi...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reagua...
Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, më 20 korrik në Bud...
A nuk ju ka qëlluar, jo pak herë, të humbisni nëpër faqe lib...
Skuadra franceze e Lille, ka hedhur sytë tek gardiani kuq e ...
Mesfushori boshnjak i talentuar i Juventusit, Miralem Pjanic...
Regjisori Robert Budina ka komentuar sot takimin që artistët...
Transferimi i Cristiano Ronaldo tek kampionët e italisë, Juv...
Bomberit të Interit, Mauro Icardi, i ka skaduar klauzola pre...
Gjatë prezantimit të sulmuesit holandez, Robin Van Persie te...
Pas lajmit pozitiv ku KAS, hodhi poshtë vendimin për pezulli...
Ish-deputeti i PS, aktualisht kryetar i partisë Zgjidhja, Ko...
Sipas mediave hetuesit britanikë kanë identifikuar me ndihmë...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku...
Kivanc Tatlitug njohur ndryshe si Brad Pitt-i i Turqisë, kjo...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...