web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për Magjistraturët/ Balla i “shtrin dorën” opozitës?

15 Korrik 2018, 16:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot për ecurinë e Reformës në Drejtësi si edhe miratimin në parlament të ligjit për regjistrimet e reja në Shkollën e Magjistraturës të studentëve ekselentë të Drejtësisë.

Duke ju përgjigjur interesimit të mediave për Shkollën e Magjistraturës pas përfundimit të Samitit të Parlamenteve të Europës Qëndrore dhe Lindore, Balla tha se mazhoranca ka vullnetin e plotë politik për të ecur përpara në implementimin e plotë të reformës në drejtësi dhe Vettingut.

Por, Balla theksoi se ?ky ndryshim në ligj kërkon një shumicë të cilësuar të cilën ne synojmë ta realizojmë përmes dialogut dhekonsensusit politik, me ato palë politike të cilat janë të gatshme t?i qëndrojnë konseguente qëndrimeve të tyre të mëparshme, në mënyrë që të përmbushim të gjitha detyrimet së bashku.?

Ndër të tjera, Balla u shpreh se ?Gjatë kësaj jave parlamentare që vijon prej ditës së nesërme, një prej çështjeve më të rëndësishme që mbetet është rivendosja në afat për shkak të tejkalimit të tij, të regjistrimeve të reja në Shkollën e Magjistraturës por edhe sistemimin në sistem të atyre që kanë mbaruar, është një prej detyrimeve kryesore në kuadër të vijimit të mëtejshëm të implementimit të reformës në drejtësi.

Ka pasur një tejkalim të afatit që vjen për shkak të vonesës së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo për shkak të vonesës që u krijua, kujtoj këtu, nga çadra dhe më pas nga apelimi i kotë në Gjykatën Kushtetuese të procesit të vettingut.?

Sipas socialistit Balla, këtu nuk bëhet fjalë për një pazar sikurse e quajnë përfaqësues të opozitës, por për një një detyrim të qartë të çdo force politike të përgjegjshme.





Lajmet e fundit nga