Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Ish-këshilltari Juridik i Ministrisë së Brendshme, Erlis Hereni në kohën kur Saimir Tahiri drejtonte këtë Ministri, ka reaguar pas përleshjes së ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Vlorë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hereni shkruan se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse do të zbatohej ligji i miratuar në vitin 2016 për ?Për masat shtesë të sigurisë publike?, duke i dhënë kështu një “shuplakë” të mirë Fatmir Xhafajt, drejtuesi aktual i Ministrisë së Brendshme.
Kjo ngjarje e rëndë është komentuar nga Hereni seose aty nuk u rrezikuan vetëm jetët e personave të përfshirë, por edhe turistët vendas edhe të huaj të cilët kanë zgjdhur jugun e Shqipërisë për pushime.
Në postimin e tij Hereni ka treguar edhe arsyen pse mund të ishte ndaluar kjo ngjarje, duke orfuiar dhe pikat e ligjit të mësipërm.
?1. Përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
2. Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
3. Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);
4. Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë?- shkruan ndër të tjera Hereni.
Erlis Hereni
Postimi i plotë:
?HAVANA Beach?, casus belli i zbatimit të ligjit ?Për masat shtesë të sigurisë publike?!
Krismat në ?HAVANA Beach? ishin shkundja e rradhës (pas tërmeteve) në këtë verë tropikale që po kalojmë, here të nxehtë si shkretëtira e herë të ftohtë si acari.
Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur ngjarje edhe më të rënda, por sepse ?krismat në Havana? nuk rrezikuan thjesht dhe vetëm jetën e atyre që qëlluan aty për të festuar pushimet e shumë pritura; ato lebetitën dallëndyshet guximtare nga Evropa e më gjerë, që vijnë si turistë në Shqipërinë që ndoshta e njohin përmes filmit ?Taken?.
E siç e do zakoni, sa herë ndodh diçka që i brendashkruhet sferës së sigurisë publike, gishti i përgjegjësisë drejtohet ekskluzivisht tek Policia e Shtetit, duke anashkaluar tërësisht përgjegjësinë që ka secili qytetar (pa diskutim institucion) i republikës për ta bërë këtë vend më të sigurt.
Nuk më shkon kurrësesi ndër mend të shfajësoj policinë kur nuk performon por njëherazi e kam të pamundur të bëj sehir teksa përgjegjësia që duhet të bashkëndajmë të gjithë tretet mes analizash, komentesh gjitholloge apo denoncimesh digjitale plot fantazi.
Nuk është i largët shtatori i vitit 2016, ku pas shumë takimesh e konsultash, mes shumë debatesh institucionale e politike, u miratua ?Ligji për masat shtesë të sigurisë publike?. Madje, ndryshe nga sa kemi parë të ndodhë, u miratuan në kohë edhe aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.
Kjo do të thotë se ky ligj dhe dispozitat e tij, të marra seriozisht nga institucionet në rradhë të parë, bizneset e qytetarët më pas, mund të kishte parandaluar terrorin e përjetuar nga pushuesit e Dhërmiut.
Sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe udhëzimeve në zbatim të tij, përshkruhen masat shtesë që duhet të merren që nga agjencitë e transportit të udhëtarëve apo mallrave me rrezikshmëri të lartë, tek njësitë e këmbimit valuator, baret restorantet apo lokalet e natës, e deri tek rezidencat apo pallatet; ku për subjektet që operojnë nga ora 23:00 deri në orën 06:00 përcaktohet shprehimisht detyrimi për të vënë në zbatim këto masa:
1. Përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
2. Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
3. Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);
4. Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.
Personalisht nuk isha aty atë mbrëmje, e atë që ndodhi e pashë në njoftimet e mediave. Por kushdo që ishte e ka të lehtë të gjykojë thjesht e vetëm duke i hedhur një sy të shpejtë listës sa më sipër.
Udhëzimi që detajon këto detyrime në zbatim të ligjit mban datën 10 mars 2017. Afati që kanë patur bizneset për ti përmbushur këto detyrime në emër të sigurisë së të gjithëve ka qenë 28 dhjetori 2017.
E që prej kësaj datë neni 15 i ligjit ngarkon me përgjegjësi Policinë e Shtetit për të kryer Inspektimet e periodike për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.
Telajo e kësaj ngjarje flet qartë. Por se kujt i duhet tërhequr veshi ca më shumë, policisë, bizneseve, apo papërgjegjshmërisë tonë kolektive lidhur me atë çka në të vërtetë përbën arësye për shqetësim kolektiv, këtë nuk e them dot unë. A po, një gjë di ta them me siguri, nëse do të ishte zbatuar ligji, gjasat që kjo ngjarje (që për fat nuk pati viktima) të mos ndodhte janë të qenësishme. /CNA.al
Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raporton fakte të reja mbi...
Një nga gjërat që në kodin e pashkruar të veshjes nuk përsht...
Takimi i kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, A...
Sherri masiv ka përfshirë disa të rinj në rrugët e Moskës.Në...
Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se vetëm pak koh...
Muajin e kaluar mediat e huaja raportuan se këngëtarja Rihan...
Është vetëm 5 vjeç, por vajza e Kim Kardashian dhe Kanye Wes...
Gjyqtari Admir Thanza ndodhet përballë Komisionit të Pavarur...
Një tjetër person është vënë në pranga si i dyshuar pasi shq...
L igji Nr 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dh...
Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn ka marrë pjesë në Sam...
Një 34-vjeçar Keisi Elion Hysa është shpallur i zhdukur pasi...
Ditën e sotme ka nisur seanca dëgjimore për Anëtarin e Gjyka...
Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste ...
Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur e me të su...
Të gjithë fansat e serialeve turke, janë tërë sy e veshë për...
Një 34-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen dhe është shpa...
Ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 2” vijojnë të jenë të ...
E marta duhet të ishte dita kur Sekretari i Përgjithshëm i P...
Sistemi i gjyqësorit ka hasur probleme edhe në Rumani.Kryepr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...