KFOR-i nuk tërhiqet nga Kosova
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoelle...
Muajt dhe javët e fundit, shumë ndërmarrje publike në Kosovë janë përfshirë në greva. Pakënaqësitë e punëtorëve, besohet se janë të akumuluara përgjatë viteve.
Gjatë vitit 2018 përmes grevave e protestave të ndryshme kishin shprehur apo edhe po shprehin pakënaqësitë mjekët, mësimdhënësit, punëtorët e Postës së Kosovës, punonjësit në administratën e gjykatave e prokurorëve dhe minatorët e ?Trepçës?.
Arsyet e grevave të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, përkatësisht kompanive, kryesisht kanë të bëjnë me pakënaqësitë e tyre me pagat dhe shërbimet tjera.
Minatorët e kombinatit ?Trepça? janë duke vazhduar grevën në të cilën kanë hyrë të hënën.
Kërkesat sociale të minatorëve të Trepçës janë njohja e stazhit të benificuar të punës, siguria shëndetësore në punë, rritja e pensioneve dhe disa kërkesa të tjera.
Qazim Jashari menaxher në minierën e Stantërgut në Mitrovicë bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e tyre datojnë që nga pas lufta, por, që si të tilla nuk janë realizuar deri më tani.
?Kjo pakënaqësi ka ardhur duke u rritur. Kërkesat e minatorëve janë tani e 19 vjet dhe askush, asnjëra prej qeverive të deritashme, nuk ka tentuar të rregullojë gjendjen. Minatorët janë në gjendje të keqe, ?Trepça? është në gjendje të keqe. Minatorët mendojnë që kjo ?Trepçë? të rritet, jo të shuhet, mirëpo sipas rrethana që po shkohet ky kombinat po shuhet?, thotë Jashari.
Tani afër dy vjet nga miratimi i Ligjit për Trepçën, institucionet e vendit nuk kanë arritur të përfundojnë të gjitha procedurat të cilat nevojiten për funksionalizimin dhe ringjalljen e këtij kompleksi.
Ndërkaq, përfaqësues të mekanizmave që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë flasin për gjendjen e rëndë të punëtorëve në përgjithësi.
Avni Ajdini, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë thotë për Radion Evropa e Lirë se grevat kanë ardhur si pasojë e pakënaqësive të mëdha që kanë punëtorët me pagat.
?Pas luftës menjëherë ka pasur premtime të mëdha nga partitë politike, por ato nuk janë realizuar dhe si pasojë tani ka ardhur deri të fundi që do të thotë se punëtorët janë në krizë ekonomike dhe ata kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre?, thotë Ajdini.
Sipas tij, grevat janë nxitur nga qeveritë për shkak të mospërmbushjes së premtimeve që ata kanë bërë në vazhdimësi.
?Punëtorët i ka nxitur Qeveria që të bëjnë një gjë të tillë, për shkak se Qeveria i ka degraduar dhe nënçmuar. Premtimet kanë qenë të mëdha dhe deri më tani asnjë premtim dhe asnjë marrëveshje që ka qenë ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së, nuk është realizuara nga Qeveria?, thotë Ajdini.
Ndryshe, në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të Kosovës ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur.
Në raportin e UNDP-së thuhet se papunësia prin me 29 për qind, pasuar nga korrupsioni me 14 dhe varfëria me 8 për qind, si tri çështjet themelore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoelle...
Të gjithë mendojnë se nuset që përzgjedhin këtë stil, janë a...
Shenja e horoskopit është jo vetëm diçka që ju bën të dallon...
Fjalët se brisku duhet ndërruar pas 4 apo 5 përdorimeve, jan...
Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias është një grua në bizne...
Një fotografe e njohur ka shpërndarë në internet fotot e të ...
Duke filluar nga mesnata e sotme Jupiteri, planeti i zemërgj...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar mediat, d...
Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërgu...
Nesër në orën 10 të mëngjesit, prokurori Adriatik Cama do të...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Londra ka folur për ta...
Përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndodhet Proku...
Mbrëmjen e një Shkurtit, Tirana u trindit nga një ekzekutim ...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, një vit për...
Do të vrasësh një betejë politike? Merru me detajet teknike...
Është ushtruar dhunë mbi rojen dhe punonjësit e OSHEE-së në...
Vdekja e dy të rinjve në Laç të cilët po nxirrnin skrap nga ...
Sot ishte parashikuar seanca mes Taulant Ballës dhe Lulzim B...
Politika në vend dhe mediat po “ziejnë” nga marrëveshja Shqi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...