web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiunazhi rus merr Ministrinë e Brendshme?!/ Ministri Xhafaj nga skandali në skandal

9 Korrik 2018, 12:44, Aktualitet CNA

Një ditë më parë avokati i njohur Altin Goxhaj, ka sjellë të dhëna shokuese rreth Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fakt, që nga koha kur është emëruar në vend të Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, Xhafaj është hedhur nga skandali në skandal.

Skandali më fundit është nxjerrë në dritë nga avokati Altin Goxhaj

Sipas avokatit,  Xhafa “i amerikanëve”, u ka thënë ?Po? shërbimeve sekrete të Rusisë për të pranuar si këshilltar ndërkombëtar për drogën dhe krimin me status diplomati në Shqipëri, një spiun rus të zgjedhur nga Yury Fedotov (Drejtori i UN për Drogën dhe Krimin e Organizuar), i cili është ndër kokat e shërbimeve sekrete ruse në botë me karrierë në në vitet ’70 për llogari të KGB dhe Bashkimit Sovjetik.

Këto të dhëna shokuese për ministrin Xhafaj vijnë pas ngjarjes së rëndë dhe enigmatike, ku u gjet i vdekur shoferi i tij, 31 vjeçari Shkëlzen Qordja.

I riu ka humbur jetën në rrethana misterioze, ndonëse organet e drejtësisë, u kujdesën që në fillim të ngjarjes që ta klasifikojnë si vetëvrasje.

Për rastin e dytë, Xhafaj është mjaftuar duke ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa për skandalin e  publikuar një ditë më parë, ka heshtur.

Për mbi të gjitha ai vazhdon të drejtojë Ministrinë e Brendshme, duke rrëshqitur mbi skandale, në vend që të jepte dorëheqjen, se të paktën aq u detyrohet qytetarëve.

Por, duket se do të duhen skandale të tjera, që Kryeministri Edi Rama, mbrojtësi i Xhafajt të reagojë, për të ?çliruar? Ministrinë e Brendshme dhe Policinë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga