52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Nga Andi Bushati
Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-së, për të mos votuar ligjin, sa grabitqar po aq edhe harbut, për shembjen e teatrit, nuk ishte thjeshtë një akt burrërie, fisnikërie dhe koherence politike. Ai nuk qe gjithashtu vetëm mbajtja e një premtimi që ish-shefi qeverisë në vitin e largët ?99, i kishte dhënë artistëve. Më shumë se gjithçka, ajo që Pandeli Majko bëri të enjten që shkoi në parlament, qe një requiem për një PS që tashmë ka dhënë shpirt.
Si një nga anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Majko e mban mend formacionin, që megjithëse i mbushur me punistë, i hapi hapi deyert dy pjestarëve të studentëve të dhjetorit, atij dhe Ilir Metës. Ai e kujton mirë se organizata rinore që themeloi, FRESH-i, ishte ëndërrimtarja e parë e një Shqipërie në NATO, atëherë kur shumica e konservatorëve në PS e konsideronin këtë gjë si sakrilegj.
Ai i ka të ngulitura në kujtesë sekuencat e mocionit epik të ?96, kur kryetari i burgosur Nano, konkuronte në bllok me gjithë establishmentin e atrofizuar të partisë.
Ai i ruan në memorie hapat e parë të qeverisë së pas ?97, ku megjithëse kishin një stërmazhorancë votash, socialistët e ndanë drejtimin e vendit me anëtarë të spikatur të koalicionit nën moton: ?Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet?.
Natyrisht, Pandeli Majko nuk ka se si të harrojë se si kjo parti kolegjale, e hapur dhe tolerante, ndëshkoi gafat e dy kryeministrave të zgjedhur prej saj, Nanos dhe Metës për t?i hapur atij vetë, rrugën e drejtimit të vendit. Po ashtu, besoj se nuk është bërë pishman, që do të mbahet mend si i vetmi kryeministër i Shqipërisë, që ka humbur për një grusht votash garën brenda partisë (kongresi i dhjetorit të 1999), duke refuzuar plot dinjitet të përdorte armët okulte që të pushtetit.
Pikërisht, këtë PS, që sot mund të duket si ëndërr, trashëgoi Edi Rama në vjeshtë ? dimrin e 2005. Një parti që i dha atij mandatin e kryetarit, por duke i rrëzuar me një maturi dhe sens të pakrahasueshëm ekuilibri, platformën që paraqiti. Një parti ku lulëzonin të gjitha lulet, ku bashkëjetonin të gjitha rrymat dhe ku ata që kishin mbetur në minorancë në mbrojtje të një ideje, prisnin radhën sipas lojës së magjishmë të politikës të bëheshin shumicë në të ardhmen.
Mjaftuan pak vite që kryeministri aktual ta përdhoste këtë pasuri që i kishte siguruar dhe vendit një drejtpeshim të mahnitshëm: sa herë që Shqipëria rrezikonte të rëshkiste në autoritarizëm, qytetarët i besonin PS-së rivendosjen e balancave.
Në një kohë të shkurtër, garat epike Nano-Majko për kryetar u zëvendësuan nga farsat qesharake Rama-Lakrori. Nga statuti u zhduk neni për dorëheqjen e liderit që e shpie partinë në humbje. Konkurenca u zhduk deri sa në fund degradoi në modelet Kim-jong Un-jane të kryetarit të përjetshëm. Brenda PS, ashtu siç thoshte Blushi, të gjithë filluan t?i përshtaten devizës: ?Mos i fol shoferit?. Të tërë ulën kokën pa bërë zë kur parlamenti u mbush me burra që vinin direkt nga krimi dhe me gra të dhunuara merita e vetme të të cilave qe idhujtaria ndaj shefit.
Pikërisht, ky model që ne e njohim paradoksalisht me emrin Rilindje votoi pak ditë më parë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kokëulur , të pështirë, servilë deri në neveri dhe trutharë deri në krenari ata iu bindën delirit kleptokratik të shefit të tyre.
Ndryshe nga ata, Pandeli Makjo nuk mund të mbërrinte deri këtu. Dy herë kryeministër, deputet që është shqetësuar ndryshe nga të parët për imazhin e tij publik, me profilin e një politikani të pa korruptuar dhe që shpesh e ka vuajtur koherencën ndaj bindjeve të veta (mbeti jashte qeverisë në 2013 vetëm se denoncoi marrëveshjen e tepsisë PS-LSI) ai tregoi se i përket një race tjetër.
Asaj PS-së së parë, ku mendimi ndryshe respektohet, ku politikani vleresohet nga qëndrimet dhe jo nga aftësia për t?u përkulur, ku politika ka vlerë se është një lojë me rregulla dhe parime.
Natyrisht duke i qëndruar besnik këtij modeli, Majko nuk bëri asgjë më tepër sesa ruajtja e respektit për veten. Ai nderoi historinë e tij personale dhe angazhimet që ka pasur në të shkuarën. Ndërsa për PS ky akt nuk ka më asnjë vlerë. Sepse ajo parti që do të evokojë Majko, tashmë ka vite që ka vdekur. Fatkeqësisht gjesti i tij me shumë se për gjithcka vlen për të na kujtuar këtë.
Anija e cila ditë më parë u zhduk nga Porti i Durrësit, ka m...
Mesnatën e 7 korrikut disa të shtëna me armë zjarri u regjis...
Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh, ...
Linja ajrore “Blu Panorama” jo pak herë është denoncuar nga...
Sikurse ishte paralajmëruar Parlamenti do të mblidhet ditën ...
Prej ditësh Shqipëria është prekur nga një valë tërmetesh, k...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 9 kor...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin e dytë brenda jav...
Shtohen dita-ditës pakënaqësit në radhët e Partisë Demokrati...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e n...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zbritur në Vlorë në k...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sot në Vlorë për të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Antalya të Turqisë,...
Vetëm fati i shpëtoi dhjetëra pushues që natën e së shtunës ...
Një person i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë...
Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, Matteo Salvini, do të n...
Në seancën plenare të ditës së hënë në Parlament pritet të d...
Artistët vazhdojnë ende të protestojnë në lidhje me projektl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...