web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pakti detar” me Greqinë/ Përplasen Bushati dhe Meta

9 Korrik 2018, 20:39, Aktualitet CNA

Gati dy muaj pas nisjes se negociatave ne nivel ekspertesh mes Shqiperise dhe Greqise per percaktimin e kufirit detar, jane zhvilluar 3 takime mes Tiranës dhe Athines. Takime keto qe edhe pse jane cilesuar si shume produktive nga te dy Ministritë e Jashtme, deri me tani nuk kane arritur të finalizojnë asgjë.

Vizion Plus ka mësuar se sërish vijon ?perplasja? Presidencë ? Ministri e Jashtme, ku kjo e fundit në shkresat drejtuar kreut të shtetit, e cilëson atë si paragjykues për të gjithë procesin dhe me mungesë të bashkëpunimit. Madje, në një prej letrave të Ministrit Bushati drejtuar Presidentit Meta, kreu i diplomacisë shprehet se kreu i shtetit ?nuk kupton elementet thelbësore të negociatave me palën greke?.

Por nga ana tjeter, Presidenca ka kërkuar vazhdimisht informacione shtesë për të gjitha takimet e zhvilluara, duke pasur parasysh dhe deklaratat publike të Presidentit Meta se ?vija e kuqe? është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Pas  takimit të tretë të zhvilluar në Athinë më 23 qershor, grupi i negociatorëve shqiptarë ka paraqitur një projekt-marrëveshje të hartuar prej tyre, duke mos marrë në shqyrtim propozimin e kompromisit të bërë nga pala greke në takimin e mëparshëm.

Teksti i kësaj projekt-marrëveshje është hartuar duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, Konventën për të drejten e detit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. E për të hartuar këtë projekt-marrëveshje grupi i negociatorëve ka vizituar në terren dhe gjithë vijën bregdetare që nga gjiri i Ftelias e deri tek Kepi i Qefalit.

Një tjetër detaj që Vizion Plus e ka bërë të ditur që më herët, është fakti i mosdakordësive brenda grupit negociator shqiptar.

Pjesa më e madhe e dokumenteve të hartuara nga grupi negociator janë firmosur nga 12 prej 13 anëtarëve. Një prej pjesëtarëve që prej fillimit të negociatave ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me rrugën që po ndjek pala shqiptare, e madje ai i është drejtuar dhe me një letër Presidentit Ilir Meta, veprim ky që është cilësuar si i papranueshëm nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe në shkelje me ligjin.

Por pavarësisht mosdakordësive, 12 nga 13 negociatorët kanë dorëzuar tashmë projekt-marrëveshjen e palës shqiptare dhe janë në pritje të kundërpërgjigjes greke. Kundërpergjigje e cila mund të vijë dhe gjatë takimit Rama-Tsipras në Londer, ku si për ironi të fatit, 105 vjet me parë u copëtuan kufijtë e Shqipërisë.

Vizion Plus ju drejtua Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për një koment mbi ecurinë e korrespondencës me kreun e shtetit dhe punën e grupit negociator. Zyra e shtypit e këtij institucioni refuzoi të komentonte duke shtuar se komunikimi mes tyre dhe autoriteteve më të larta shtetërore për këtë çështje sensitive të sigurisë koëmbëtare, udhëhiqet nga detyrimet që burojnë nga legjislacioni për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe legjislacioni për informacionin e klasifikuar. Lidhur me grupin negociator, zyra e shtypit e MEPJ u shpreh se ai vijon punën normalisht dhe plotësisht në pajtim me Kushtetutën, Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, duke përfaqësuar në këtë negociatë pozicionin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga