web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

33 vjeçari u qëllua me armë para një viti/ Nëna e Mishel Prelës: Drejtësia është shitur

9 Korrik 2018, 14:20, Aktualitet CNA

I paralizuar dhe i fashur këmbë e duar. Këtë pamje ka 33 vjeçari Mishel Prela, një vit e disa muaj pas atentatit pranë gjimnazit Partizani.

Për ekzekutimin e tij u pagua një shumë e majme parash, por sot në gjyq, prokurori i çështjes nuk ngriti asnjë akuzë për vrasje, por për atë të plagosjes dhe shpërndarje droge,

duke kërkuar dënimin e porositësit, ekzekutorit dhe 2 bashkëpuntorëve me 27 vite sëbashku.

Ervin Zalluni i cili porositi dhe ofroj një shumë të madhe parash për eleminimin e personit me të cilin kishte patur një konflik personal, 8 vite më parë, sipas akuzës duhet të dënohet me 18 vite burgim.

Por,  me gjykim të shkurtuar ai përfiton 1/3 e dënimit duke shkuar në 12 vite heqje lirie.

Shkëlzen Guzi , ekzekutori u akuzua për plagosje të rëndë edhe pse ai qëlloi mbi objektivin deri në 8 plumba duke zbrazuar të gjithë karikatorin.

Mikleat Tola një prej bashkëpunëtorëve, 4 vite e 6 muaj. Ai pranoi të bashkëpunojë me Prokurorinë duke përfituar edhe statusin e të penduarit, marrëveshje e cila u kërkua të rishikohet nga avokati i viktimës.

Kjo foto tregon gjendjen shëndetësore të të riut, i cili ka mbetur i paralizuar për të gjithë jetën nga plumbat e marra.
Nëna e tij Fatmira, ka thënë se drejtësia është blerë.

Marrëveshja me bashkëpunëtorin e drejtësisë sipas saj është e shitur dhe se për këtë ajo do ti drejtohet kryeprokurores Arta Marku.

?Drejtësia u ble edhe për Mishelin, edhe pse zoti deshte që ai të jetojë ende?, ka thënë ajo./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga