web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk justifikonte pronat/ 10 vjet burg për ish Kryeministrin

6 Korrik 2018, 21:21, Aktualitet CNA

Ish kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, është dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 10.5 milion dollarë gjobë nga Gjykata e Anti-korrupsionit.

Shkak për këtë janë bërë pronat e tij dhe të fëmijëve jashtë shtetit, të cilat nuk i justifikonte dot.

Njëkohësisht u dënua edhe vajza e tij Maryam Nawaz.

Ndaj saj gjykata vendosi 7 vite burg dhe 2.5 milion dollarë gjobë, si pjesëtare e pronave të familjes.

Sipas avokatit të familjes Sardar Abbasi, gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e pronave, të cilat ndodhen në një lagje të pasur të Londrës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga