web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i çuditshëm/ Para marrëdhënies seksuale të firmoset nga dy partnerët

1 Korrik 2018, 13:41, Aktualitet CNA

A po bëhet marrëdhënia seksuale në Suedi më e komplikuar, më ligjore, apo më e sigurt? Varet se kë po pyesni pasi vendi ka menduar një ligj të ri që hyn në fuqi sot.

Ky propozim është debatuar prej disa vitesh dhe mori një impuls të ri në kuadër të lëvizjes së fundit ?#MeToo?, në të cilën gra nga fusha të ndryshme të jetës kanë ndarë eksperiencat e tyre ku janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht.

Megjithatë një gjë është e sigurt, ky ligj do i vërë në test zakonet e vendit. Ndërkohë që disa argumentojnë se kjo do të sjellë më shumë mbrojtje, të tjerë pretendojnë se kjo do të bllokojë sistemin ligjor me raste ku është e pamundur të provohet nëse bëhet fjalë për një sulm apo një marrëdhënie që nuk ka ecur mirë.

Si gjithnjë pas vijnë edhe oportunistët.

Menjëherë është shfaqur një aplikacion i vençantë. Njerëz që kërkojnë të kenë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin mund të firmosin duke përdorur llogarinë bankare, një sistem elektronik identifikimi që përdoret rëndomtë në Suedi në sektorin privat dhe publik. /BW





Lajmet e fundit nga