web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vritet shoferi i Ministrit Xhafaj/ Zbulohet si dhe kur u emërua në Gardë “besniku i ministrit”

30 Qershor 2018, 10:28, Aktualitet CNA

Mesditën e sotme është gjetur i vrarë me plumb në kokë, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

CNA.al mëson se shoferi, Shkëlzen Qordja nuk ka qenë pjesë e trupës së gardës.

Qordja është është marrë në punë nga Garda e Republikës në momentin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Ministër i Brendshëm.

Pra, ka qenë Xhafaj që e ka sjellë, duke e pasur njeri besnik të tij, ashtu siç ndodh me ministrat e zyrtarët e tjerë të lartë që i zgjedhin vetë shoqëruesit e tyre.

Shkëlzen Qordja, është veshur si gardist një vit më parë, kur Xhafaj ka marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm, si njeri besnik i tij. Në gardë në atë kohë është emëruar edhe vëllai i viktimës, i cili mësohet se është shoferi i sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Disa muaj më parë ai (vëllai) është larguar nga struktura e gardës dhe burime zyrtare i thanë CNA .al  se ai shërben pranë Agaçit./CNA.al





Lajmet e fundit nga