web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi me armë dhe terrorizoi banorët/ Arrestohet 55-vjeçari

26 Qershor 2018, 17:37, Aktualitet CNA

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër duke prishur qetësinë publike.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Priskë të Tiranës, ku 55-vjeçari me inicialet A.B. ka hapur zjarr me armë tip pushkë, duke terrorizuar banorët, ndërsa arma ende nuk është gjetur. Polica shprehet se po punohet për gjetjen e armës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25. 06. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., vjeç 55, banues në fshatin Priskë e Madhe, pasi në këtë fshat, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë, duke prishur qetësinë publike. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal. /CNA.al





Lajmet e fundit nga