Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Masat e qeverisë të përqendruara tek anti-informaliteti apo futja e biznesit të vogël në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (ulja e kufirit në 2 mln lekë nga 1 prilli) nuk duket të kenë ndihmuar në arritjen e objektivit për mbledhjen e të ardhurave në pesë muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të MInistrisë së Financave tregojnë se qeverisë i mungojnë rreth 6.5 miliardë lekë (ose 50 milionë euro) në pesë muajt e parë të vitit në raport me planin nga të cilat 2.8 miliardë lekë nga TVSH-ja dhe 1.1 miliardë lekë nga tatimfitimi dhe 1 miliard lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale (shih tabelën në fund). Në maj 2018, të ardhurat ishin 36.7 miliardë lekë, vetëm 0.7 për qind më të larta se maji i vitit të kaluar. Kjo rritje minimale e të ardhurave vjen në një kohë që zgjerimi i ekonomisë pritet të jetë rreth 4 për qind, inflacioni rreth 2 për qind çka bën që të ardhurat reale të kenë rënë rreth 4 për qind.
Për 5 mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat u rritën vetëm me 1.8 për qind ndërkohë që në 2017 rritja vjetore për të njëjtën periudhë kishte qenë 7.6 për qind, duke treguar për një ngadalësim të dukshëm të rritjes së të ardhurave.
Vetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një njoftim për shtyp bëri me dije se të ardhurat e përgjithshme, për muajin e pestë të vitit 2018, arritën në rreth 179.9 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.5 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 1.8 për qind më i lartë ose rreth 3.1 miliardë LEK më shumë.
?Të ardhurat nga ?Tatime dhe Dogana? (përfshirë kontributet e mbledhura nga D.P.T) për 5 mujorin 2018, u realizuan në vlerën 157.7 miliardë lekë, 3.6% ose 5.5 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 98.2%.
Të ardhurat nga ?Taksa Doganore? janë realizuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, me realizim në masën 94% kundrejt planit. Importi i taksuar është rritur me 2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga ?Akciza? janë realizuar në vlerën 16.6 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit në masën 96%. Ndikim ka patur ?Karburanti? (import dhe prodhim vendas) që rezultoi rreth 211,664 ton, me një rritje prej 3,830 ton, ose +1.8% krahasuar me 5-mujorin e vitit 2017. Gjithashtu rritje kanë shënuar, importi dhe prodhimi i ?Birrës? me 3%, importi i ?Gazit të Lëngët? me 3%, importi i ?Kafes? me +19%, importi i ?Pijeve Alkoolike? me +4%, importi i ?Duhanit? me +12%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 3 ton në 8 ton të deklaruara në periudhën Janar-Maj 2018.
Të ardhurat nga ?Renta Minerare? në eksport janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, 18.2% ose 197 milionë lekë më shumë krahasuar me 5-mujorin e vitit 2017, dhe realizim në masën 83.3% të planit. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 242 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 80 mijë ton dhe janë rritur me 129 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sjellë rritje të rentës për njësi nga 3 lekë/kg në 3.5 lekë/kg. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 77 milionë lekë për shkak të rënies së sasisë së eksportuar, me rreth 155 mijë ton si dhe janë ulur me 99 milionë lekë, për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga ?T.V.SH-ja? në total, janë realizuar në vlerën 56.5 miliardë lekë, 2.8 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit në masën 95.2%. Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit. Karburanti import mbuloi rreth 97% të konsumit gjatë periudhës Janar-Maj të vitit 2018 krahasuar me 65% që ishte ky tregues vitin e kaluar. Janë rimbursuar rreth 11.7% më shumë se 5-mujori i vitit 2017.
Të ardhurat nga ?Tatimi mbi Fitimin? janë realizuar në vlerën 15.6 miliardë lekë, 1.7% ose 262 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim në masën 94% të planit. Situata energjitike e vitit të kaluar ka dhënë efekte në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjitik, çka u reflektua në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018.
Të ardhurat nga ?Tatimi mbi të Ardhurat Personale? janë realizuar në vlerën 14.2 miliardë lekë, 10.3% më shumë se 5-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit në masën 93%. Krahasuar me 5-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, kjo si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktiv krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Zëri ?Taksat Kombëtare? janë realizuar në vlerën 14.2 miliardë lekë, 2.8% ose 383 milionë lekë më shumë se plani.
Të ardhurat nga ?Kontributet e D.P.T-së? janë realizuar në vlerën 36.8 miliardë lekë, 9.8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se 5-mujori i vitit 2017 dhe 8.4% ose 2.8 miliardë lekë më shumë se plani. Rezultati i lartë me rritje të qëndrueshme buron kryesisht nga situata pozitive ekonomike dhe rritja si rrjedhojë e numrit të të punësuarve. Nga ana tjetër aksioni antiinformalitet ka dhënë efekte të dukshme në formalizimin e tregut të punës.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2018, arritën në rreth 179.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 97.9 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 5.2 për qind më i lartë ose rreth 8.8 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2018 rezultuan në rreth 153.7 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 4.5 përqind më i lartë ose rreth 6.6 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet kapitale për muajin e pestë të vitit 2018 paraqesin një realizim në masën rreth 25.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 15 për qind më i lartë ose rreth 3.3 miliardë lekë më shumë.
Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskal të konsoliduar, ky nivel i realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të përgjithshme, është shoqëruar me një suficit buxhetor prej 593 milion lekë? vlerësojnë Financat./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo është një ditë gjatë së cilë...
Thirrjet për djegien e mandateve nga Partia Demokratike sa v...
Fiks Fare në emisionin e radhës solli me prova se si zvarrit...
“Misteri i “Toyota”-s me miliona euro”, është tema e diskuti...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit ‘Opi...
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas në një intervistë p...
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, është e ftuar në studion...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotm...
Artistët vijojnë me protetën e tyre kundër shembjes së Teatr...
Ish- Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ka sulmuar d...
SHBA ia ka ndaluar hyrjen ish-sekretarit gjeneral të NATO-s ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant ...
Këshilli i Bashkimit Evropian i’a ka vijuar mandatin Përfaqë...
CNA.al, në kuadër të informimit korrekt dhe për të qenë tran...
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikuar faksimilet e ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federic...
Agjencia e lajmeve CNA.al ( CityNews Albania), ka kërkuar nj...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira...
Recep Tayip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet preside...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...