Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp ka folur për 3.4 milionë euro, ose 5 milionë lekëve të kapura mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.
Alibeaj ka mbrojtur tezën e opozitës se garant i parave ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla, ndërsa ka zbuluar destinacionin e tyre.
Alibeaj ka thënë se paratë e sekuestruara në Durrës kanë lidhje me një bandë të trafikut të drogës që funksionon në qytetin e Elbasanit.
“Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit”, tha ndër të tjera Alibeaj.
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj:
Policia e Shtetit nuk është më më shërbim të qytetarëve dhe nuk ka më objektiv luftën kundër krimit, por mbrojtjen e pushtetit kriminal të Edi Ramës!
Policia e Shtetit është shndërruar në policinë private të Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e pushtetit të tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.
Pasi e vuri policinë në shërbim të trafikut të drogës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri;
Pasi e përdori policinë për të mbuluar dhe për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj;
Edi Rama e përdori policinë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me milionat e eurove, para të pista të drogës.
Pasi heshti për 24 orë për kapjen e detyruar të 3.5 milionë eurove të drogës, Policia private e Edi Ramës gënjeu shqiptarët për rrethanat, në të cilat drejtuesit e saj janë informuar për ngarkesën me Toyota Yaris, që po sillnin në Shqipëri milionat e parave të drogës.
Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, që nga targa e automjetit transportues, marka e makinave që transportohej, ku gjendeshin paratë dhe deri kush ishte garanti i tyre.
Partia Demokratike deklaron me përgjegjësi të plotë se:
Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit.
E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës.
Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian.
Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar, duke konfirmuar plotësisht mbështetjen politike që trafiku i drogës dhe krimi kanë më Shqipëri.
Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Erion Veliajn dhe Taulant Ballën i lidh trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave.
Janë këto para të pista të drogës që po pastrojnë me betonizomin e shfrenuar në Tiranë, me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe me ngritjen e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.
Tani, askush nuk ka më dyshime për paralajmërimet e përsëritura të Partisë Demokratike se janë paratë e drogës, qe kanë zhvlerësuar euron në Shqipëri, që mundi i emigrantëve shqiptarë, të cilët u sjellin para familjeve këtu, kushton më pak për shkak të parave të pista të drogës.
Jane paratë e drogës, janë lidhjet e pushtetit të Edi Ramës me krimin që u kanë mbyllur shqiptarëve dyert e Europës.
Për fat të mirë, shqiptarët po binden çdo ditë se e vërteta është me Partinë Demokratike dhe se me Edi Ramën ky vend nuk ka të ardhme! /CNA.al
Telenovela Belen-Andrea Iannone vazhdon. Mjaftonte që ata të...
Kandidati presidencial i opozitës në Turqi, Muharrem Ince pr...
Duket se Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeta II tashmë k...
Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me “Skype” për rubrikën...
Protesa e artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ësht...
Policia e Parisit në Francë ka arrestuar 10 persona gjatë mb...
Kushti kryesor për një martesë pa divorc është mosha e nisje...
Miliona euro janë sekuestruar një ditë më parë në në Portin...
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas deklaratës së kryeminis...
Nga Lutfi Dervishi48 orë para ende askush nuk mund të thotë ...
Ditën e djeshme miliona euro të padeklaruara janë kapur në P...
Sot ka dalë para vettingut dhe e ka kaluar atë prokurori i S...
Vetëm pak javë më parë, Ledri Vula u përfol se ishte në një ...
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë hyrë në fazën e ka...
Wendi Tibbets 47 vjeçare, është femra e cila për gjashtë vit...
E njohur si sëmundja degjenerative e gjunjëve, shpinës, duar...
Miliona euro janë sekuestruar një ditë më parë në në Portin...
Kur janë bërë 24 orë nga mjeti tip “Toyota Yaris” i cili ësh...
Këngëtarja me famë botërorë Shakira prej vitesh është e mart...
Teksa ishte duke regjistruar veten në një video-selfie rrugë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...