LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhëri skandaloz i Bashës/ Ja si kërkon të shpartallojë bazën

24 Qershor 2018, 09:37, Aktualitet CNA

Luzim Basha, me 11 maj 2018,  ka nxjerrë një urdhër për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike.

Në fakt, është një urdhër i turpshëm për Partinë Demokatike, pasi lideri historik i PD ?së, Sali Berisha nxirrte udhëzime për të ndihmuar bazën në procedurën e  saj. Por, Lulzim Basha nuk përdor udhëzimin por përdor urdhëra.

CNA.al sjell më poshtë edhe  problematikat e këtij urdhëri, i cili duket se po përdoret nga Lulzim Basha jo për të organizuar zgjedhjet  në bazë, por për të shpartalluar struktrat në bazë.

Është një urdhër anti-statutor, i cili shërben  si formë nga  Lulzim Basha për të kapur dhe për të mbajtur fronin e PD.

Kreu demokrat i turpëruar, duket se është ende në panik. Ai  është ende i frikësuar se dikush mund t?i marrë Partinë Demokratike. Këtë e tregon urdhëri i nxjerrë.

Detajet dhe problematikat e urdhërit të Bashës

Urdhëri, i nxjerrë me 11 Maj 2018 përcakton afatin 45 ditë për të perfunduar procesin.  Por, vetë urdhëri është i paplotë pasi nuk përcakton si do të bëhet zgjedhja e kryetarit të degës dhe kryesisë.

Procesi fillon nga zgjedhjet në grup-seksion pa verifikim të anëtarësisë aktuale. Verifikimi mund të nxjerrë numër më të vogël anëtarësh se votat e  deklaruara për kryetar të PDSH ?së, në Korrik 2017.

Gjithashtu, procesi fillon  pa takime paraprake në seksione për të marrë propozime për kryetar grupseksioni.

Kandidatët që dëshirojnë duhet të vetëshpallen, por ndërkohë nuk është e njohur anëtarësia me urdhërin.

Në zgjedhjet, në seksionet që kanë më pak se 15 anëtarë  komandohen drejtuesit nga nëngrupi i punës, që normalisht është kryetari aktual i degës dhe këta drejtues seksioni do bëjnë në mbledhjet e seksionit propozim për kryetar dege apo edhe do jenë delegatë për të zgjedhur kryetarin, nese zgjedhja do të bëhet me kuvend dege.

Këto janë disa nga pikat problematike, që CNA.al ka nxjerrë, duke iu referuar pikave të urdhërit të Bashës.

Loja e Bashës për të shpartalluar bazën

Është e disata herë që Lulzim Basha urdhërat apo  orientimet për zgjedhjet në PD, i përdor në funksion të vetes së tij.

Kujtojmë këtu rastin e vitit 2014, ku ai përdori një tjetër mënyrë organizimi.

Pasi e pa që në shumë nga  degët e Partisë, apo në kryesinë qëndrore dhe në Këshillin Kombëtar, i dolën persona që  nuk donte ti kishte, pra në shumicë njerëzit e zgjedhur ishin kundërshtarë të tij, ai përdori  një tjetër ?marifet?.

Risjellim në vëmendje se Basha emëroi shumicën e kryesore të degëve, duke ?shpikur?, departamente dhe  në mënyrë anti-statutore i bëri automatikisht anëtarë kryesie.

Në  qoftë se një kryesi kishte një numër  prej 21 anëtarësh me 20 departamente apo 15 të tjerë, çdo raport tjetër përmbysej dhe Lulzim Basha vinte nën kontroll, gjithçka.

Kjo formë e përdorur nga Lulzim Basha  i dha frytet e saj në zgjedhjet e 22 korrikut , kur kryesia pati një numër  thuajse të barabartë  pro dhe  kundër Bashës, ndërkohë që kishte shumë abstenime.

Kështu Basha duke përdorur  jo anëtarë kryesie të zgjedhur nga votë, nga Këshilli Kombëtar apo nga Kuvendet e  degëve, i emëroi në departamente, duke bërë automatikisht anëtar kryesie, persona që ishin besnik të tij, të cilët në shumicën e rasteve i emëronte, përfshirë këtu një pjesë të madhe te sekretariateve.

Kjo qe një formë që ai  e përdori në 2014 për të kapur PD ?në dhe  për  të mbajtur kontrollin e  saj. Sot përdor një tjetër formë dhe  nëpërmjet një urdhëri skandaloz Basha kërkon ta kapë PD.

Këtë herë  ai largon departamentet, por e kap nga  qeliza  e saj, siç është seksioni. Duke emëruar kryetarë të seksioneve në gati 80 përqind të totalit të strukturave në të gjithë Shqipërinë.

Në shumicën e degëve seksionet janë me rreth 15 anëtare apo më pak.  Janë anëtarë  anëtarë dhe drejtues të qelizës së PD ?së .

Kjo qelizë me 15 anëtarë   në shumicën e Shqipërisë, do të emërohet nga kryetarët  e degëve apo nëngrupet e punës të cilët  më pas janë  persona që do të shkojnë tek grup seksioni.

Është ky grup seksion, i cili automatiksht do të ketë një kryetar që është anëtar i kryesisë së degës.

Por,  përsërisim faktin se drejtuesit e seksioneve do të jenë atë që do të zhvillojnë  Kuvendin e degës, i cili do të zgjedhë  kryetarin.

Pra, kryetari  i emëron kryetarët e seksioneve dhe më pas këta të fundit  që shkojnë në Kuvendin e  degës për të zgjedhur  kryetarin. Një formë tjetër, kjo  ndryshe nga  ajo e para.

Lulzim basha këtë herë po përdor  qelizat e Partisë Demokratike, organizimin në bazë për të mbajtur nën kontroll degët, pasi ka kapur dhe uzurpuar karrigen e kryestarit .

Ritheksojmë faktin se për herë të parë  në historinë e PD-së, nxirren urdhëra për organizimin.

Kjo është forma tjetër që Basha po tregon se nuk ka qëllim ringritjen, bashkimin, forcimin  dhe drejtimin e  Partisë Demokratike drejt fitores  në zgjedhjet e ardhshme.

Qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është që të mbajë karrigen e  kryetarit të PD ?së, qoftë duke bërë pazare me Edi Ramën, apo  duke shpartalluar strukturat në bazë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga