web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Salianji mërzitet me popullin e Lezhës!

13 Qershor 2018, 12:43, Satire CNA

Pas triumfit dhe të jetuarit si hero, aso ditësh kur ?Babalja? venerohej si Krishti, Salianji ka ca qejfmbetje e mërzitira!

E para fakti se prokuroria mund ta nxjerre te stisur aktin e ?Babales? sikur e ka zhytur në të thella. Jo se ai zakonisht nuk bie kur të gjithë e dinë që të menduarit dhe Salianji janë e njëjta gjë, por kësaj here alegria dhe buzëqeshja sikur janë të kripura me pak limonti.

Ai druhet se atje në prokurori do i vënë ndonjë grua për ta shantazhuar e kërcënuar, kur në fakt ai do të duronte me stoicizëm hurin e ndonjë prokurori dorërëndë e tahmaqar në kërkim të vërtetash.

Po nejse ai e di që G.D. me lotët e saj do ja djegë mikrobet dhe ku të jenë barërat më të mira do ja ngjeshë për shpinë. Gjithsesi mes pezmit dhe sakrificës zhytet në mendime.

Sikur te mos mjaftonte as ky trazim, nga Lezha ja behu lajmi se Aldo Bumçit do ti bëhej një monument dhe për këtë ishte caktuar si kryetar i komitetit qytetar për të mbledhur ofertat dhe studiuar me hollësi projekt-propozimet vetë Salvador Kacaj, sportist i njohur nga ajo zonë, i cili ka admirim të thellë për verbin dhe mendimin intelektual e politik të Aldos.

Gjunjtë e lëshuan, mornica si korrent i preken kurmin, shikimi ju err, frymëmarrja ju rëndua, por si gjithmonë në këso rastesh, thirri në ndihmë racionalizmin, ashtu si e ka këshilluar themeluesi i Universitetit të Labinotit, kur ky menaxhonte mejhanen e tij të madhe.

Arsyetoi! Aldo vërtetë është figurë e shquar, tre herë ministër, katër herë deputet, e po kaq herë mund të bëhet prapë se Lezha si ai nuk gjen kurrë, por prapë heroizmin dhe ngjarjet e mëdha në skenën e PD-së i solla unë.Ndaj demokratët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, përfshirë dhe lezhjanet këtë devocion duhet të kenë ndaj meje.

Kasten, Edi Rama vu në qafë të thanës statujen si sfinks te Nene Terezes, psheretiu. ?Ai e paskesh parashikur rritjen dhe investimin tim në histori.?

Xheloz e smirzi siç është, zuri atë vend në bash të vendit në mënyrë që të bllokonte perspektiven time monumentale. Raftë mbi te tha gjithë zemërimi i G.D. Por , nuk u dekurajua.

Së shpejti do shkojë në Korçë dhe fshatrat përreth për të testuar në ka gadishmë dhe ndjeshmëri për nji hap të tillë. Korça e ka tradite monumentalizmin. Ajo, bijtë e saj më të mirë i derdh në bronx dhe i vendos në zemër të qytetit në mënyrë që femijët të rriten me shembuj idealizmi e patriotizmi.

Sikur të le mustaqet, tha si Themistokli Germenji dhe shtegu i ballit i ndriti sepse në atë lulishte mund të rrinë dy.

Por, gëzimi zgjati pak?një si re e zezë ju shfaq në fytyrën e tij plot shiaharete e ashikllëk!

Po sikur në perballjet me Ennon ai të më thotë “të dh… mustaqet” ç?të bëj!? Një të tillë zezone e lanë veç dueli bash aty në oborr të Selisë.

Imagjinata se la rehat. Po a mund të luftojë mendoi nëse G.D. nën presionin e dhimbjes shfaqet në dritare lotonjëse?

A mos më priten krahët dhe Enno më vë shqelmat mbi kokë? Desh u zalis. E braktisi idenë e mustaqeve për gjithmonë. Por ideja që tani e tutje do kemi dy Aldo, një të vërtetë, e një në Bronx, i kalli zjarrmi të madhe.

Monumenti im do të ngrihet tha. ?Më e veshtirë ishte që ai të skalitej në zemrën e G.D.-së, sesa në një palo qytet provincial. Do të skalitet siç është fytyra ime në imazhet e G.D.-së?, mendoi dhe u përhumb duke gjerbur sherbet dhe ëndrra heronjsh./ Satire politike-CNA.al





11:11 Satire

Edvin-ogllu -haber

Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...

20:26 Satire

Polici dhe Berberi

Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.Duke bere...

Lajmet e fundit nga