“Rebelohen” ish-drejtuesit e Policisë/ Akuza të forta Xhafës dhe Tahirit
Policët e liruar nga detyra janë “rebeluar”. Ata janë hedhur...
Policia e Vlorës në një deklaratë për mediat ka zbardhur dinamikën e ngjarjes për vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Dervishaj.
Policia ka bërë me dije se pistat ku po punon për zbardhjen e ngjarjes janë ato të prishjes së pazareve të drogës dhe hakmarrjes, ndërsa ka bërë me dije se në pranga kanë rënë dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Të arrestuarit janë shtetasit Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë dhe A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, të cilët dushohen se janë autorët e krimit.
Deklarata e plotë e Policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen ?Pavarësia?, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.
Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:
Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:
– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.
– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,
– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.
– si dhe një automjet tip ?Audi?, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:
– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale ?Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake? parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale ?Përkrahja e autorit të krimit? parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal
Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.
Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.
Faleminderit!/CNA.al
Policët e liruar nga detyra janë “rebeluar”. Ata janë hedhur...
Policët në lirim kanë zhvilluar sot një protestë para Minist...
Për vrasjen me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vlorë, ku ...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas nën kauzën se...
Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” në TV Klan, mes ...
Minatorët vijojnë protestën para ambjenteve të Kryeministris...
Mëngjesin e sotëm, qyteti i Durrësit është zgjuar me reshje ...
Pas deklaratës së kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov...
Ashtu sikurse ishte lajmëruar diën e sotme minatorët janë du...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Nesër Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë plenare...
Shtatë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë kaluar deri t...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet sot me Kol...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë s...
Ndërsa Norvegjia është vendi që kryeson në botë sa i përket ...
Moti për ditën e sotme do të vijojë me kthjellime dhe vranës...
DASHI 21. mars – 20. prill Ky është një moment i rëndësishë...
Kjo është shtëpia e Elton Gjepalit, i cili jeton në Shijak s...
Tema “Shifrat e frikshme të emigracionit” është kthyer në nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...