Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Të shtunën PD-ja dhe aleatja e saj LSI organizuan një protestë, pas denoncimeve disa ditore kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllait të tij të dënuar për trafik droge si dhe një audio-përgjimi, i pretenduar se është bërë nga gazetarë.
Të shtunën, edhe vetë Basha e pranoi se kishte më pak njerëz se kurrë dhe ajo që i mungon PD-së, që prej marrjes së karriges së kryetarit nga Luli është analiza dhe dalja në përgjegjësi konkrete, për të bërë korrigjimet e mundshme në hapat e mëtejshëm politik.
Por, le të sjellim më poshtë disa detaje dhe fakte konkrete, pse pjesëmarrja ishte aq e ulët dhe çfarë po ndodh konkretisht në Partinë Demokratike.
Lulzim Basha në 22 korrik na tha se kishte mbi 60 mijë anëtarë që morën pjesë në votim për zgjedhjen e kryetarit, pra një ushtri solide.
Ndërkohë, në shesh nuk ishin as 5 mijë. Ne të CNA.al atëherë thamë se në të gjithë Shqipërinë kishin votuar nga 10 deri në 15 mijë vetë, rezultati ishte manipuluar, çka u provua me filmime autentike në Korçë dhe në Vlorë.
Pra, struktura me 60 apo 10 mijë anëtarë, nuk ju përgjigj Bashës. Ka një problem thelbësor dhe një ndarje të thellë midis tij dhe bazës së PD-së, e cila e shikon si një politikan të pabesueshëm dhe turpësisht edhe gënjeshtar.
Një argument i dytë është koalicioni opozitar me LSI-në. Çizmja e Monikës ndaj kryeministrit, nuk i lanë mëkatet dhe korrupsionin e LSI-së, në bashkëpunim me Edi Ramën.
Kjo forcë politike, aleate e ngushtë me Bashën, ende nuk ka ftohur karrigen e puishtetit, ishte pjesë e koncesioneve dhe drogës, qëndroi deri ditën e fundit në pushtet dhe tani ministrat e Ramës, Petrit Vasili, Ylli Manjani apo ndonjë tjetër janë futur në çizmen e Monikës, por çuditërisht heshtin për Fatmir Xhafajn, e cila ishte kauza e opozitës apo edhe shumë ministra të tjerë, të cilët e kanë zënë kokën me derën e qeverisë.
LSI dje deklaronte 24 mijë protestues, në fakt nuk kishte mundur të nxirrte as 240, çka tregon se strukturat e kësaj partie po largohen drejt të majtës dhe nga ana tjetër në bazën e PD-së, struktura e LSI-së nuk është bashkuar kurrë.
Argumenti i tretë, me pjesëmarrjen e ulët lidhet me strukturat organizative të PD-së, të cilat thuajse janë shpartalluar.
Enno Bozdo quhet sekretar organizativ, por duket se është personi që udhëheq një organizim të çorganizuar, prej tij Arben Ristanit, Fatbardh Kadilli apo dhe shumë të tjerë.
Së katërti, një argument i fortë është lista e Bashës, deputetët e tij.
Shumë prej tyre ditë pas dite kanë humbur çdo peshë dhe çdo lidhje me bazën. Të tjerë janë kthyer në qesharakë apo përfshirë në skandale perverse seksuale. Disa që bëjnë të fortin janë kthyer në të neveritshëm.
Një argument mjaft i fortë është edhe shpartallimi i strukturave të organizatave. LDG ka dhjetë vjet që nuk bën zgjedhje dhe nuk organizohet. FRPD përçahet sa nga ish-kryetari, aq edhe nga kandidatët humbës.
Së gjashti, mund të theksojmë se lëvizjet dhe sjellja politike e Lulzim Bashës, por edhe performanca dhe daljet e tij në publik apo stafit që ka pranë, kanë çuar në minimum mbështetjen për shkak të mungesës së seriozitetit, devijimit nga kauza si dhe gafat apo skandalet politike që ndjekin opozitën hap pas hapi me qeverinë.
Së fundi është vetë Lulzim Basha dhe vetë aksioni i tij politik. Marrëveshja me Edi Ramën, përçarja e strukturave të PD-së nga baza në qendër, pabesueshmëria në opinionin publik, rrethimin nga ish zv.ministra dhe drejtorë të korruptuar të nivelit të dytë apo të tretë gjatë qeverisë së Berishës. Veprimet e Bashës për t?u konturuar si lider i opozitës.
Pazaret e pista me Ramën, rritja e bizneseve të familjarëve të tij, heshtja për shumë ministra dhe kryebashkiakun e Tiranës. Reagimin me vonesë dhe kauzat e braktisura. Fushata e një viti më parë, ku për një thes me para nga Edi Rama, braktisi drogën dhe korrupsionin e qeverisë dhe shigjetat i ktheu nga Ilir Meta.
Skandali me financimet ruse, abuzimi me fondet në PD. Akuzat si kryebashkiak i paaftë por edhe si ish-ministër i korruptuar.
Të gjitha këto i kanë ulur në minimum profilin politik Bashës dhe i kanë sjellë kosto PD-së. Këto arsye që përmendëm më lart, por edhe një faktor tjetër i rëndësishëm siç është përçarja e PD-së nga Lulzim Basha, i cili në vend të bashkimit zgjodhi të lidhej pas karriges së kryetarit të PD-së dhe vazhdon të japë kosto ditë pas dite, javë pas jave.
Këto i dinë gazetarët, këto i dinë demokratët, këto i dinë shqiptarët, këto i di Sali Berisha, këto i di Lulzim Basha, këto i di edhe çuni i Fahriut, por Luli ecen para me të tijen duke dobësuar më tej Partinë Demokratike, thjeshtë dhe vetëm për interes të Edi Ramës dhe familjes së tij./ CNA.al
Mbi 100 mijë euro i janë vjedhur ish-deputetit. Ende nuk dih...
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Fede...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar disa detaje të...
Kisha Ortodokse Maqedonase nuk do ta pranojë emrin e ri për ...
Në një shtëpi të banuar në zonën e shkëmbit të Kavajës në Du...
Opozita zhvilloi dy ditë më parë një protestë para Kryeminis...
“Dëshmirtari X”, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe me pseu...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar deklaratën e...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë duke rishikuar ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Albert Veliu apo “dëshmitari X”, i njohur ndryshe edhe me ps...
Ai u ngjit nga ballkoni në ballkon deri në katin e katërt Em...
Në datën 28 maj 2018, në ambientet e Kontrolli të Lartë të S...
Një aksident i rëndë është regjistruar të ketë ndodhur pak ç...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e so...
Pavarësisht se krerët e institucioneve po shprehen të bindur...
Një aksident i rëndë është regjistruar të ketë ndodhur pak ç...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Një tjetër aksident ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën n...
Çdo ditë flitet për krimin dhe denoncohet krimi nga opozita,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...