web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha zbulon ku ndodhet familja e "Babales"

28 Maj 2018, 17:43, Aktualitet CNA

“Dëshmirtari X”, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Babale”, është arrestuar nga autoritetet e Kosovës prej disa orësh.

I ftuar në studion e televizionit ABC News, gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar vendndodhjen e familjes së “Babales” që sipas tij është larguar nga vendi.

Ai tha se, gruaja dhe një djalë i “Babales” është larguar nga Mali i Zi, ku është pyetur edhe në doganë se a kanë lekë me vete apo jo. Ata kanë deklaruar se kanë rreth 1500 euro, dhe më pas janë lejuar të kalojnë duke u nisur drejt Brukselit.

Sipas tij, familja ka shkuar në Bruksel, pasi sipas tij kanë shpresë se atje mund të marrin strehim politik.

“Nuk e di nëse dikush ua ka premtuar këtë gjë, por ata janë atje dhe ky është realiteti”, – tha më tej Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga