web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ E kërcënon hapur

17 Maj 2018, 13:10, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur me tone të forta sot në një dalje për mediat.

Pasi PD publikoi videon me të ashtuquajturin ?Dëshmitari X?, i cili zbuloi fakte tronditëse në lidhje me grupin e kokainës dhe vëllain e Fatmir Xhafaj, Basha ka paralajmëruar hapur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Rama.

?Paralajmëroj Ramën dhe Xhafajn se për cdo hap që do ndërmarrin për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes Xhafaj do të marrin përgjgijgjen më të ashpër nga PD dhe nga populli. I paralajmëroj sot Ramën dhe Xhafajn, larg duart nga presioni shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjarëve të tij?-deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjithashtu kryedemokrati Basha tha se ?Gjithçka kanë bërë Xhafaj dhe Rama janë prova se jetojmë në një shtet të kapur nga mafia dhe në krye të kupolës qëndrojnë Rama dhe Xhafaj.?

Sipas tij, vendi është në duart e krimit të organizuar.





Lajmet e fundit nga